LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i "Stop"/ Sporti shqiptar, foleja e abuzimeve financiare të drejtuesve!

8 Janar 2020, 20:31, Denoncim CNA
Denoncimi i "Stop"/ Sporti shqiptar, foleja e abuzimeve financiare

Emisioni “Stop”, i mbrëmjes së sotme, ka sjell një historik të sportit shqiptar që nga viti 1945 e deri më sot. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1990 lindi dhe sporti më i ri, ai i shpenzimeve.

Kur Shqipëria ka marrë pjesë në Lojrat Olimpike Ndërkombëtare, që nga viti 1992, ajo që bie në sy, është se përfaqësuesja jonë është e mbushur me staf mbështetës, që janë në raport të zhdrejtë me vetë sportistët.

Në këtë mënyrë funksionon edhe Komiteti Olimpik Shqiptar. Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, sjell me fakte e dokumenta shpërdorimin dhe abuzimin e konsiderueshëm me fondet.

Kështu vetëm aktiviteti sportiv në Taragona me letra ka kushtuar 17 milionë lekë të vjetra, ndërsa në realitet shuma ka shkuar në 61 milionë lekë. I njejti abuzim edhe me bursat e kampionëve Olimpikë, të cilëve, u janë mbajtur tatime, edhe pse janë të përjashtuar ligjërisht.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH dhe Presidenti kanë kryer shpenzime personale në shumën e 19 mijë eurove, edhe pse e kanë të ndaluar dhe nuk kanë një kartë shpenzimesh. Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

Lajmet e fundit nga