LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi i fortë/ Qytetarët në qiell të hapur, pushtetarët prishin pallatet e tyre për t’i bërë të reja

8 Janar 2020, 17:38, Denoncim CNA
Denoncimi i fortë/ Qytetarët në qiell të hapur,

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal. Bëhet fjalë për një denoncim të një banori nga qyteti i Laçit.

Sipas tij, rilindasit po mundohen të vjedhin dhe të përfitojnë sa më shumë nga tërmeti i 26 nëntorit, pasi sipas tij, në vend që të rregullohen pallatet e dëmtuar nga tërmeti, po rregullohen pallatet e drejtuesve lokal të ldhur me qeverinë.

? ?Qeveritaret prishin pallatet ku banojne vet, por jo ato te qytetareve te thejshte te demtuara rende nga termeti!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje.Jam nje banore e pallatit 103 Lac Kurbin.Banoj te pallati 103 te lagjja 4 ku jane 5 pallate që jane te rrezikshme.Mua si banore me shqeteson fakti se nane thene se pallati eshte per rikonstruksion,,,bashke me pallatin 101.Ndersa pallati 1-Kryetares se bashkisae ka dal per shembje 2-pallati i nenprefektit ka dal per shembje 3-dhe pallati i inxhinieres ka dal per shembje.Si ka mundesi jemi ngjit me njeri tjetrin dhe lozin me jeten tone.Sepse si pallati 103 dhe si pallati 101 ka banore te thjeshte dhe punetore dhe jo persona qe punojne ne bashki.Ju lutem publikojeni se eshte nje shqetesim i madh.Si pallati 101 dhe 103 jane larguar perfundimisht madje dhe rroba`t i kane hecur.ju lutem publikojeni se kemi hall te nadh.Ne do te behemi edhe 2 pallatet bashke dhe do dalim ne cdo media,,,por kemi nevoje dhe per zerin tuaj.Ju falenderoj.??, shkruhet në postimin e plotë të Berishës./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga