LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur në Kakavijë/ Sekuestrohen 70900 euro

8 Janar 2020, 08:34, Kronika CNA
Bllokohet një tjetër mjet luksoz i vjedhur në Kakavijë/

Policia në Kakavijë ka bërë të mundur bllokimin e një tjetër mjeti luksoz, që dyshohet të jetë i vjedhur si dhe i ka sekuestruar 70900 euro një shtetasi, i cili tentoi t?i transferonte në mënyrë të paligjshme drejt Greqisë.

Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se si rezultat i kontrolleve te imtësishme të kryera nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe Frontex-in, në dalje të RSH-së është bërë bllokimi dhe sekuestrimi i automjetit të markës Renault, me drejtues shtetasin shqiptar E. X., 21 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Greqi. Mjeti i këtij shtetasi rezultoi me ndërhyrje mekanike në numrin e shasisë.

Po në vijim të kontrolleve u kap shtetasi me inicialet V. G., 49 vjeç, lindur në Sarandë dhe banues në Greqi, të cilit gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi prej 70900 eurosh, të cilat i kishte fshehur në automjet, me qëllim shmangien e kontrollit.

Në cilësinë e provës materiale u bllokuan 1 automjet dhe një sasi prej 70900 eurosh.

Veprimet e para hetimore për këto raste u kryen nga DVP Gjirokastër, për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga