Connect with Us

“BKH do të veprojë si FBI”/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e rëndësishëm, si do luftohet krimi dhe korrupsioni

Politikë

“BKH do të veprojë si FBI”/ Ambasada e SHBA jep mesazhin e rëndësishëm, si do luftohet krimi dhe korrupsioni

Publikuar

-

Ambasada e SHBA në Tiranë vijon të japë mesazhe në mbështetje të Reformës në Drejtësi.

Së fundi, ambasada e SHBA ka publikuar në faqen e saj zyrtare një mesazh, ku ndër të tjera shkruan se prioritet i punës është lufta kundër korupsionit.

Po ashtu, ambasada e SHBA shkruan se këtë javë do të mësoni sesi Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar.

LEXO EDHE:  Aksident/ 3 të vdekur, mbi 100 të plagosur

Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK. Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”-thuhet në mesazh./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Ç’e duam republikën, kur kemi Amerikën

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet/ Ja pse Lulzim Basha dogji mandatet e deputetëve

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Mirëmëngjes shoqëri e protestave

LEXO EDHE:  Basha nga SHBA: Ja çfarë më premtoi njeriu kyç i marrëdhënieve me Shqipërinë

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE