LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

8 Janar 2020, 09:46, Vetingu CNA
Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit

Gjyqtarët e rretheve nuk bien më poshtë se kolegët e tyre në Tiranë sa i përket pasurisë.

Njëri ndër ta është edhe gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu, i cili rezulton i ?mbytur? në kursime dhe llogari bankare sëbashku me bashkëshorten.

Ndonëse burime të radhurash deklaron pagën e tij si gjyqtar, pagën e bashkëshortës, dhe nje qira banese prej 120 000 lekësh depozitat e bankare dhe paratë kesh në shtëpi sa vjen dhe i shton.

Pasuri të patundshme ai deklaron në vitin 2003 një shtëpi banimi në Gramsh me vlerë 0,42 milionë lekë, në vitin 2009 deklaron një pasuri me vlerë 400000 lekë, në vitin 2010 ka blerë një banesë, ndërsa në vitin 2017, kontratë porosie për një banesë 1+1 në Tiranë, me sipërfaqe 70.63 m2 me vlerë 48 000 euro. Paguar në 2017 shuma prej 44 000 euro, shkruan CNA.al.

Bashkëshortja ka deklaruar një banesë si trashëgimi nga nëna, ndërsa në vitin 2012 gjyqtari deklaron ka bërë një shtesë në banesën 1+1 me vlerë 9 000 000 lekë si dhe ka blerë një autoveturë Volsvagen me vlerë 3 600 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2003

Shtëpi banimi në Gramsh me vlerë 0,42 milionë lekë. Është blerë nga të ardhurat e siguruara nga paga dhe me huamarrje të shlyer. Shtëpia është blerë në vitin 1996 dhe huatë e marra janë shlyer në vitin 1998.

Depozitë kursimi 0,314937 milionë lekë, të ardhura nga paga.Dhënë hua me interes 10% në vit, kontartë e huas për një vit.

Dhënë hua me interes 1,44 milionë lekë ose 10 mijë dollarë amerkanë.

Gjendje në cash në bankë 0,35 milionë lekë, të ardhura nga paga.

Të ardhura nga paga për periudhën  01.01.2003 deri ne 30.10. 2003: 0,7798280 milionë lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 0,213465 milionë lekë.

Viti 2004

Depozita bankare, rritet depozita e 2003 me burim pagën 143, 023 lekë.

Depozita bankare në emër të bashkëshortes A.Avdiu 400 000 lekë.

Kapitalizuar në hua interesi i huasë së dhënë në vitin 2002, 158400 lekë e cila përbën 10% të huas prej 1,44 milionë lekë.

Shtuar me 50000 lekë vlera e parave kesh të mbajtura në shtëpi, këto janë siguruar nga paga.

Të ardhurat nga paga dhe shpërblime nga marrëdhënia e punës si kryetar gjykate 949 409 lekë.

Të ardhurat e shpërblimit nga marrëdhënia e punës së bashkëshortes së tij në në Shkollën 8 vjeccare Rilindja  229 620 lekë.

Interesa të një huaje të dhënë në vitin 2002, 158400 lekë

Të ardhurat nga interesat bankare të depozitave jo më shumë se 30000 lekë.

Viti 2005

Shtuar gjendja e të hollave në shtëpi në lekë e në dollarë 100000 lekë, 3000 dollarë.

Shtuar hipoptetikisht huaja e viteve të mëparshme, kjo hua është shtuar me interesat e vitit 2004- maj 2005, 169, 400 lekë.

Depozita e bashkëshortes 254 000 lekë.

Pakëzohet depozita e gjyqtarit 201 191 lekë.

Depozita e çelur në vitin 2005 në dollarë 3040 dollarë.

Të ardhura nga paga neto 1051, 384 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 279 044.

Të ardhura nga depozita bankare 25289 lekë.

Të ardhura nga depozita bankare, interesat bankare të depozitës 6768 lekë.

Të ardhura nga depozita bankare 40 dollarë.

Të ardhura nga depozita e bashkëshortes 17200 lekë.

Iteresat e pamarra por të kapitalizuara në huanë që kam dhënë 169 400 lekë.

Viti 2006

Shtuar depozita në lekë dhe dollar amerikane 123 572 lekë , 540 dollarë.

Çelur depozitë bankare me shumën 700000 mijë lekë.

Shtuar depozita në lekë e bashkëshortes së gjyqtarit 25 748 lekë.

Të ardhura nga depozita e kursimit të bashkëshortes 25 748 lekë.

Interesi i huasë së dhënë në maj të 2002, 178 200 lekë.

Shtuar shuma e parave kesh në shtëpi 100 000 lekë.

Pakësuar shuma e monedhave cash në shtëpi në dollarë amerikane, 3000 dollarë.

Shtuar interesi i huasë së dhënë 178 200.

Të ardhura nga paga bruto 1196237 lekë.

Të ardhurat nga paga bruto e bashkëshortes 292975.

Të ardhura nga depozitat e kursimit 10113 lekë

Viti 2007

Shtuar depozitat e kursimit në njërën bankë 16938 dhe në tjetrën 20 600 lekë, gjithësej 37538 lekë.

Depozitat e kursimit të bashkëshortes 134513 lekë.

Interesat e shtuara 18000 lekë.

Shtuar shuma e parave kesh në banesë 885 000. Shuma e 335000 vjen si pasojë e konvertimit të shumës 3641 dollarë nga mbyllja e depozitës përkatëse.

Pakësohet depozita bankare, depozitë e cila u mbyll në 04,05, 2007.

Shuma e dollarëve 3641 u konvertua me kurs 1 dollarë=91,99 lekë .

Të ardhura nga paga si gjyqtar në gjyaktën e Rrethit gjyqsor Gramsh dhe paga e marrë në Gjykatën e Rrethit Gjyqsor Elbasan pas riorganizmit gjyqsor 1008012 lekë.

Paga neto nga bashkëshortja 321 257 lekë.

Ineteresa nga dy depozitat e kursimit 16 938 lekë.

Interesa nga depozita bankare 15, 857 lekë.

Interesa nga dy depozita bankare 12910 lekë.

Inetersat e huasë të dhënë në vitin 2002, 18000 lekë.

Viti 2008

Pakesohet depozita bankare, mbyllur në shtator të 2008- 751373 lekë.

Pakësohet depozita bankare e bashkëshortes 324 258 lekë.

Shtohet depozita bankare me interesat e bankës 19000 mijë.

Shtohet depozita bankare e bashkëshortes 24000 lekë.

Shtuar shuma e parave cash në banesë si pasojë e mbylljes së depozitës bankare 1750000 lekë.

Shtohet me 193450 lekë detyrimi nga huaja e dhënë në vitin 2002.

Paga neto nga puna si gjyqtar në Gjykatën e Elbasanit 906366 lekë.

Paga neto nga bashkëshortja 356 245 lekë.

Interesa nga depozita bankare 30 773 lekë.

Interesa nga depozita bankë në 28000 lekë.

Interesa nga huaja e dhënë në vitin 2002- 193450 lekë.

Viti 2009

Çelet depozitë bankare në emër të gjyqtarit 2423 300 lekë.

Shtohet depozita bankare me inetresat e realizuara në vitin 2009-55253 lekë.

Shtohet depozita me interesat në vitin 2009- 18 900 lekë.

Shtohet depozita e bashkëshortes 23495 lekë.

Çelet depozitë në emër të bashkëshortes 1700 000 lekë.

Shtohet depozita e çelur me interesat e realizuara  ne vitin 2009- 19292 lekë.

Shtohet pasuria e paluajtshme (nuk kuptohet) me vlerë 400000 lekë. Zona kadastrale 3628, Gramsh tokë arë me sipërfaqe 2 mijë metra katrorë.

Pakësohet shuma kesh në banesë për shkak të çeljes së depozitës bankare në emër të bashkëshortes 1600 000 lekë.

Ka në përdorim një automjet ?Rover? në pronësi të nënës B.Avdiu. 255 321 lekë.

Kam paguar taksat doganore e të regjistrimit të cilat do t?i kthehen kur këtë automjet ta tjetërsojë në në persona të tretë, 26 500 lekë.

Të ardhura nga paga neto 988 036 lekë.

Të ardhura nga paga neto e bashkëshortes 438 617 lekë.

Interesat e depozitave të maturuara 74153 lekë.

Interesta e depozitave të bashkëshortes 42777 lekë.

Në shkurt të 2009 u bë e mundur shlyerja e huasë që kishte dhënë në vitin 2002- 2423300 lekë.

Viti 2010

Shtuar pasuri e paluajtshme (banesë) blerë me të ardhurat nga paga e 2010 dhe nga kursimet e viteve të mëparshme 300 000  lekë.

Pakësuar depozita bankare 437240 lekë.

Pakësohet depozita bankare 135 3000 lekë.

Pakësohet depozita bankare e bashkëshortes 753 192 lekë.

Pakësuar shuma e parave cash në bankë 1 100 000 lekë.

Të ardhura nga paga neto 1 015 392 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes 449 490 lekë.

Interesat nga depozitat bankare 16 32 18 lekë.

Inetersa nga depozita bankare 13 481 lekë.

Interesat nga depozita e bashkëshortes 48 302 lekë.

Marrë hua në shumën 200 000 lekë pa interes me afat 1 vjeçar për riparimin e banesës së blerë në vitin 2010 nga vëllai A. Avdia.

Deklarate e pasurisë së bashkëshortes T. Avdiu

Bashkëpronare në pasurinë  e paluajtshme (banesë) .

Pjesë e fituar nga privatizimi i si banesë shtetërore në vitet 92-93 dhe me trashëgimi nga nëna.

Banesa ishte dhuruar nga shteti .

Paga e deklaruar për vitin 2010- 449490 lekë.

Viti 2011

Pakësuar depozita bankare e subjektit deklarues me vlerë 1 200 000 lekë.

Pakësuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 300 000 lekë.

Dhenë hua një shtetasi shuma 2 100 000 lekë.

Shtuar gjendja e parave kesh ne banesë në shumën 150 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 024 611 lekë.

Të ardhura nga apaga e bashkëshortes si mësuese në shumën 458 388 lekë.

Interesa të depozitave bankare të subjektit deklarues në shumën 61 100 lekë.

Interesa të depozitave bankare të bashkëshortes në shumën 84 398 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Likiduar huaja e marrë një vit më parë në shumën 200 000 lekë.

Viti 2012

Blerë autoveturë Volsvagen me vlerë 3 600 euro.

Shtesë në banesën 1+1 me vlerë 9 000 000 lekë.

Shtuar depozita e bashkëshortes në kesh me 54 642 lekë.

Kthim huaje nga nje shtetas në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 092 905 lekë.

Të ardhura nga apaga e bashkëshortes si mësuese në shumën 520 924 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 54 642 lekë.

Shitur automjeti i motrës me vlerë 100 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2013

Mbyllur depozita bankare e bashkëshortes me shumën 1 279 830 lekë.

Kthyer huaja nga një shtetas në shumën 600 000 lekë.

Bashkëshortja ka dhënë hua disa shtetasve shumën 1 400 000 lekë.

Bashkëshortja ka hapur depozitë bankare me vlerë 1 300 000 lekë.

Pakësuar shuma e parave kesh në shtëpi me 50 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 111 364 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 522 806 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 25 642 lekë.

Të ardhura nga mospërmbushja në kohë e kontratës së huasë nga huandhënësi me vlerë 60 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2014

Shtuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 41 085 lekë. Në total ka 1 300 000 lekë.

Kthimi i huasë nga një shtetas në shumën 326 000 lekë.

Kthimi i huasë ndaj bashkëshortes me vlerë 400 000 lekë.

Shtuar llogaria e pagës në shumën 1 100 000 lekë.

Shtuar nga 300 000 lekë në 800 000 lekë, shuma e parave kesh en banesë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 320 261 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 561 212 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 41 085 lekë.

Të ardhura nga mospërmbushja në kohë e kontratës së huasë nga huandhënësi me vlerë 114 000 lekë.

Të ardhura nga kontrata e huasë së bashkëshortes me një huamarrës në shumën 100 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2015

Shtuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 23 018 lekë. Në total ka 1 341 085  lekë.

Kthimi i huasë nga një shtetas në shumën 100 000 lekë.

Shtuar huaja e një shtetasi ndaj bashkëshortes me vlerë 1 000 000 lekë.

Shtuar llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 1 000 000 lekë.

Pakësuar nga 800 000 në 150 000 lekë shuma e parave kesh në banesë.

Hapur depozitë bankare në emër të subjektit deklarues në shumën 500 000 lekë.

Dhënë hua një miku nga subjekti deklarues shuma 600 000 lekë për dy vite.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 357 351 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 553 000 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 23 018 lekë.

Të ardhura nga kontrata e huasë më një shtetas në shumën 70 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2016

Shtuar depozita bankare e bashkëshortes me vlerë 20 889 lekë.

Shtuar depozita bankare në shumën 8 512 lekë.

Shtuar llogaria e pagës në shumën 400 000 lekë.

Shtuar nga 150 000 lekë në 400 000 lekë, shuma e parave kesh në banesë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 419 086 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 563 029 lekë.

Interesa të depozitës bankare në emër të bashkëshortes në shumën 20 889 lekë.

Interesa të maturuara nga depozita në emër të subjektit deklarues në shumën 8 512 lekë.

Të ardhura nga kontrata e huasë më një shtetas në shumën 50 000 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2017

Kontratë porosie për një banesë 1+1 në Tiranë, me sip 70.63 m2 me vlerë 48 000 euro. Paguar në 2017 shuma prej 44 000 euro.

Pakësuar llogaria e pagës me vlerë 2 500 000 lekë.

Pakësuar nga 400 000 lekë në 300 000 lekë, shuma e parave kesh në banesë.

Pakësuar huaja ndaj huamarrësit në shumën 250 000 lekë.

Mbyllur huaja prej 600 000 lekësh.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 411 650 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 583 388 lekë.

Interesa të maturuara nga depozita në emër të subjektit deklarues në shumën 3 885 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë.

Viti 2018

Pakësuar shuma e parave kesh në banesë nga  300 000 lekë në 165 000 lekë.

Shtuar llogaria e pagës së subjektit deklarues në shumën 43 536 lekë.

Pakësuar huaja që ka një shtetas ndaj subjektit deklarues në shumën 339 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në shumën 1 429 908 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 591 320 lekë.

Të ardhura nga qiraje e një banesë në Gramsh në shumën 120 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga