Connect with Us

Basha nuk zhgënjen/ PD kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor

Politikë

Basha nuk zhgënjen/ PD kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor

Publikuar

-

Reforma Zgjedhore në thelbin e saj ka pasur sistemin jo përfaqësues, por edhe shitjblerjen dhe kontrollin e votës nga zgjedhësi deri në numërim. Problematika këto të adresuara nga OSBE/ODIHR dhe të shumë debatuara nga politika, por edhe opinioni publik.

Sistemi zgjedhor është thembra e Akilit e Reformës, por mesa duket pazari i rradhës është mbyllur dhe Lulzim Basha nuk ka zhgënjyer as këtë herë. Mëgjithëse shumica e shqiptarëve janë shprehur se ky sistem është jo përfaqësues dhe listat e mbylluara janë kontroll dhe gjithë pushteteti politik në duart e kryetarëve, Luli ka zgjedhur t’i qëndrojë këtij sistemi zgjedhor, duke hedhur në kosh gjithcka ka thënë këto 7 vite në opozitë.

Teza e tij që pushteti të çohet tek populli me ruajtjen e sistemit zgjedhor bie poshte dhe Luli na tregoi se gënjeu sërish dhe thjeshtë është në karrigen e kryetarit për vete, familjen dhe servilat e tij.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpesh herë në daljet e tij mediatike, është shprehur se është pro ndryshimit të sistemit zgjedhor, ka qenë i hapur për çdo sistem, këtë ja ka garantuar dhe aleatëve, por një ditë më parë, opozita ka dalë me një tjetër qëndrim.

Kujtojmë këtu, një deklaratë të Bashës në në maj të vitit 2019, nga qyteti i Kurbinit, Lulzim Basha ka kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor. Ai theksoi se do të jenë shqiptarët ata që do të vendosin për sistemin e ardhshëm Kushtetues dhe Parlamentar.

Për më tepër ai tha se është i gatshëm që t’i përgjigjet kësaj reforme të thellë politike.

“Ju do të vendosni nëse doni 100 deputetë të zgjedhur drejtpërdrejtë në zona maxhoritare, apo listë kombëtare-proporcionale, me votim të hapur, me lista të hapura ; më dy dhoma parlamentare, me një senat , i cili do të jetë gardiani i Kushtetutës, do të jetë gardiani i legjislacionit transparent.”-u shpreh në atë kohë Basha.

Po ashtu, në tetor të 2019, Basha në një intervistë për “News24”, ka deklaruar se “Absolutisht jam i hapur për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Personalisht, kam shprehur preferencën time për sistemin maxhoritar, për lidhjen e drejtpërdrejtë të deputetit me zgjedhësit. Kjo i jep shumë mundësi zgjedhësit dhe deputetit që të përfaqësojnë interesin publik drejtpërdrejt në parlament, pavarësisht, nëse partia e tyre është në qeveri apo jo, ku të mos shohin faktin, që kur partia është në qeveri, deputetët kthehen në kukulla dhe ngrenë dorën për çfarë t’u thotë kryeministri, sepse e kanë të lidhur fatin me kryeministrin dhe, shpeshherë, me interesa korruptivë që vijnë nga qeveria, por ta lidhin ekzistencën e tyre politike me fatin e votuesit.”

Po ashtu, gjatë një takimi me studentët në 5 prill 2019, Lulzim Basha kërkoi ndryshim të Kodit Zgjedhor.

LEXO EDHE:  Skandal/ PD e Korçës, 1 konferencë në 7 muaj, Mano ushtar i dyshes Peleshi-Filo

Përpara studentëve, të cilëve u premtoi anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë, Basha tha se kandidatet nuk duhet t’i zgjedhë me kryetari i partisë, por qytetarët, duke prerë fijet e politikës me krimin.

“Projekti që kemi nisur së bashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë sesa thjesht largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar së bashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. Për shembull, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjesht të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një Parlament, i cili të ketë deputetë që më të vërtetë e lidhin fatin e tyre me qytetarët. Në këtë mënyrë, një Parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do t’u shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është Parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci”, u shpreh kreu i PD-së.”-u shpreh në atë kohë Basha.

Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të aleatëve dhe kërkesës nga shumica e opinionit publik, drafti i ekspertëve të PD nuk përmban propozim për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Por në dy dalje të tjera publike Monika Kryemadhi dhe çuditërisht Dashamir Shehi kanë mbrojtur sistemin aktual, megjithëse kanë qenë të flaktë kundër tij.

Nga ana tjetër edhe presidenti Ilir Meta ka qenë kundër këtij sistemi zgjedhor të bërë më ndryshimet Kushtetuese të vitit 2008, në atë kohë ai bëri dhe një grevë urie.

Aleatët kanë qenë të ashpër dhe kondicionues për sistemin, por Luli ka ecur përpara.

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha tjetër premton, bën e tjetër shohin shqiptarët në fund. Thjeshtë ai është një njeri me tre fytyra./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Xhafaj/ Zbardhet aksioni i radhës i opozitës

LEXO EDHE:  Skandal/ PD e Korçës, 1 konferencë në 7 muaj, Mano ushtar i dyshes Peleshi-Filo

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Akuzat ndaj Xhafaj/ Zbardhet aksioni i radhës i opozitës

LEXO EDHE:  Basha: Ora e llogarisë po u vjen/ Vota e lirë i jep kuptim demokracisë

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE