LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arbër Çekaj kërkon përjashtimin e prokurorit të SPAK/ E ka personale, gjeni një nga Serbia

8 Janar 2020, 12:00, Aktualitet CNA
Arbër Çekaj kërkon përjashtimin e prokurorit të SPAK/

Arbër Çekaj i ka bërë kërkesë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për përjashtimin e prokurorit të SPAK, Edvin Kondilit nga çështja.

Çekaj është shprehur se nuk vazhdon me këtë prokuror pasi sipas tij, ai ka manipuluar provat.
Sipas Çekajt, Kondili i ka poshtëruar babain dhe i ka hapur me dhunë kontenjerin.

?Nuk vijoj me këtë prokuror, ai ka manipuluar provat. Kam pasur një mbiemër që s?i pëlqen prokurorit.
Unë jam në burg sepse jam nga Tropoja. Prokurori e ka personale, e ka me familjen time. Përhapi lajmin se ka folur e kam nxjerrë emra. Nëse SPAK nuk ka prokurorë të tjerë të propozojë një nga Serbia? , thuhet mes të tjerash në kërkesën e Çekaj për KLP.

Arbër Çekaj u arrestua në maj të 2018-tës në Gjermani. Ai është pronari i kompanisë së bananeve ?Arbri Garden? në kontenierët e së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia./CNA.al

Lajmet e fundit nga