LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Amerika është e pavarur në prodhimin e naftës/ Trump: Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit

8 Janar 2020, 16:45, Kosova & Bota CNA
Amerika është e pavarur në prodhimin e naftës/ Trump: Irani

Presidenti i SHBA, Donald Trump, në një deklaratë publike ka folur mbi situatën e tensionuar SHBA ? Iran pas vdekjes së gjeneralit iranian Kasem Suljemani. Sa të jem President i SHBA, irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore, ka qenë fjalia e tij e parë.

Presidenti Trump u bëri thirrje amerikanëve që të mos frikësohen pasi asnjë nuk ka për t?i dëmtuar. Ai theksoi se Irani ka qenë sponsor për trazirat e paqes në Lindjen e Mesme, duke provokuar si në rajon, ashtu edhe në Amerikë me sulme terroriste.

?Unë jam i kënaqur për të informuar se asnjë amerikanët nuk u dëmtua gjatë sulmit të fundit. Firma të mëdha amerikane janë përgatitur për gjithçka, është një gjë e mirë për ne dhe palët mbështetëse. Asnjë amerikan nuk do të humbasë asgjë. Irani ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit dhe armëve bërthamore, pasi kreu i tyre, Soleimani, ishte përgjegjës për sulmet e luftës terroriste. Ai provokoi luftëra civile në të gjithë rajonin duke shkaktuar viktima. Ai po plaifikonte sulme të reja kundër amerikanëve por ne e ndaluam atë.  Pas marrëveshjes, ata vranë mijëra njerëz,? tha Trump.

Presidenti i SHBA, ka shtuar se duhet të punojnë për një marrëveshje me Iranin, pasi Irani potencialisht mund të jetë një shtet shumë i mirë, nëse kështu vendos. Megjithatë, Presidenti amerikan thekson se Amërikës nuk i nevojiten më të mirat e Lindjes së mesme, siç është gazi, pasi SHBA tashmë është e pavarur në atë aspekt.

?Irani mbështet terrorizmin. Duhet të punojmë për një marrëveshje me Iranin për të bashkëjetuar të sigurt, Irani mund të jetë një shtet më shumë i mirë dhe në Lindje të Mesme nuk do të ketë më konflikte. Vrasjet nga irani nuk do të lejohen si më parë. Ne jemi të pavarur për prodhimin e gazit dhe naftës dhe nuk kemi  nevojë për Lindjen e Mesme, jemi të pavarur?, theksoi Trump.

Prsidenti theksoi, “Kanë mbaruar ditët kur ne toleronim Iranin që të bëhej shkak destabilitetit të rajonit. Javën e shkuar ndaluam një sulm terrorist që prekte jetët amerikane duke eliminuar supër terroristin botëror Qaseem Suleimani. Ai ishte personalisht përgjegjës për shumë demë të mëdha. Ka trajnuar mjaft grupe terroriste përfshi Hesbullah. Ka vrarë dhe plagosur mijëra trupa amerikane përmes bombave. Ai nxiti sulmin në bazën ameriksane ku u vra një amerikan dhe u plagos një tjetër. Po planifikonte sulme të tjera, por ne e ndaluam. Kishte derdhur shumë gjak amerikane dhe iranian, por ne e ndaluam. Kështu i dëguam një mesazh të fortë terroristëve: Nëse vlerësoni jetën tuaj mos kërcënoni jetën etë tjerëve. Ne kemi vendosur sanksione të forta ndaj Iranit dhe do të vazhdojnë që të qendrojnë deri sa Irani të ndryshojë sjellje. Ne nënshkruam marrëveshjen për heqje dorë nga programi bërthamor dhe ata fituan miliarda dollar, por në vend që të na falenderonin ata thirrën ?Vdekje Amerikës?.

Raketat e nisra mbrëmë janë financuar nga fonde që u nxorrën nga marrëveshja që bëri administrata e mëparshme amerikane. Ka ardhur koha që Gjermania, Rusia dhe Kina që të njohin këtë realitet të ri dhe të punojmë sëbashku për ta bërë botën më të sigurt. Sot do t?i kërkoj NATO-s që të jetë më e përfshirë më shumë në Lindjen e Mesme.  Gjatë viteve të fundit ne kemi patur rritje të mëdha ekonomike. Jemi tani të parët për prodhimin e naftës dhe gazit. Jemi të pavarur tani dhe nuk na duhet gazi dhe nafta e Lindjes së Mesme. Ushtria jonë është më e forta në botë, raketat tona janë më të mëdha dhe më të sakta. I bëj thirrje politikës dhe popullit të Iranit që të futen në rrugën e paqes dhe prosperitetit”, tha Donald Trump./CNA.al

Lajmet e fundit nga