LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Alketa shkruan me ironi për "sheikeshat" Vjollca/ Nxehet Getoar Selimi

8 Janar 2020, 16:20, Aktualitet CNA
Alketa shkruan me ironi për "sheikeshat" Vjollca/ Nxehet Getoar

Revista Class ka publikuar një fotografi të Luanës dhe Marina Vjollcës në Instagram, duke i cilësuar si ?sheikesha? që si shumica e shqiptarëve, pëlqejnë luksin lindor.

Mirëpo, ky shkrim për motrat duket se u fshi shumë shpejt nga Instagrami i Revistës Class të Alketa Vejsiut, pasi ka reaguar Getoar Selimi, partneri i Marina Vjollcës.

Burime për ?Anabel.al? bëjnë me dije se Getoari, i nxehur nga shkrimi ironizues i Revistës Class për jetën në Dubai të vajzave të showbiz-it shqiptar, është përpjekur të kontaktojë me Alketën.

Po i njëjti burim thekson se Vejsiu nuk i?u përgjigj telefonatës së reperit dhe pas mesazheve të vazhdueshme të tij për të komunikuar me Alketën, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram, nga një shkrim i gjatë ironizues, në një fjali të thjeshtë përshkruese: ?Motrat Vjollca në Dubai?.

Shkrimi që i ishte bashkangjitur fotografisë së motrave Vjollca është i mbushur me thumba për dy moderatoret që shkuan për pushime në Dubai:

?Jeta e sheikeve? sa i pëlqen vajzave shqiptare! #sheikeshat #sheiket e showbizit shqiptarë duken kaq sexy në Dubai!
Zbarkuan një pjesë e mirë e tyre edhe këtë vit!
Çudi ne shqiptarët se të lidhur jemi me botën arabe! Çudi sa pak promovojme perëndimin, stilin italian apo francez!
Na lëvrin gjaku për muzikën e tyre!
Për grimin e tyre!
Për fustanet e ngarkuar glam e me xixa!
Për jetën e tyre luksoze!
Dubai për disa që e kanë frekuentuar është një qytet butaforik artificial ku jo çdo gjë që shkëlqen është ar, të tjerë çmenden për të!
Po juve a ju duket interesant Dubai?
Ju pëlqen më shumë eleganca e vajzave diskrete europiane perëndimore?
Apo modeli arab? Buzë të plota, bust ?zemërgjerë?, vithe sexy, forma të theksuara?
Nuk po shtojmë edhe sheikët që të mbajnë në pëllëmbë të dorës, sepse ne luftojmë fort për modelin e vajzës ?Self Made? që punon nga mëngjesi deri në darkë për të fituar rrogën me krenari!
Përdorëm foton në fjalë, se motrat Vjollca na duken imazhi më i mirë i Dubait në këtë fillim viti! Votoni ne story! Cilin model pëlqeni më shumë??.

Pasi Marina bëri humor me faktin që Alketa ndërroi shumë fustane gjatë ?Festivalit të Këngës? në emisionin e saj ?Klanifornia?, duket se pësoi fatin e Xhemit Shehut./CNA.al

Lajmet e fundit nga