LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti tragjik në autostradë/ Zbardhet shkaku

8 Janar 2020, 18:32, Politikë CNA
Aksidenti tragjik në autostradë/ Zbardhet shkaku

Detaje të reja kanë dalë në dritë rreth aksidentit rrugor që ka ndodhur, pasditen e sotme, në autostradën Tiranë – Durrës, ku një këmbësor ka mbetur i vdekur nga përplasja me një makinë.

Autoritetet policore kanë bërë me dije se aksidenti ka ndodhur për shkak se 60-vjeçari, i ka prerë rrugën mjetit, duke kaluar nga një anë e autostradës, në tjetrën. Pavarësisht se në autostradë ka mbikalime për këmbësorët, ata shpesh preferojnë të kalojnë nëpërmjet rrugës.

Drejtuesi i fugonit, shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë./CNA.al

Lajmet e fundit nga