Connect with Us

Zjarret në Australi/ 2000 shtëpi të shkatërruara, frikë nga përkeqësimi i situatës

Bota

Zjarret në Australi/ 2000 shtëpi të shkatërruara, frikë nga përkeqësimi i situatës

Publikuar

-

Pothuajse 2000 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që kanë pushtuar Australinë prej muajsh. Zyrtarët raportojnë se po përgatiten furishëm për rastë nëse do të vazhdojë përkeqësimi i situatës.

Për shkak të ngritjes së temperaturave, zjarrëfikësit po mundohen të krijojnë një mot më të “butë”për të mbajtur nën kontrroll situatën në Australinë Juglindore.
Temperaturat pritet të rriten sërish nga e premtja, duke rritur frikën që dy zjarre mund të shkaktojnë një “mega zjarr”.

Deri më tani thuhet se janë 25 njerëz kanë humbur jetën dhe miliona kafshë kanë ngordhur që prej muajit Shtator.
Australia po lufton me zjarret dhe temperaturat e larta që kanë qenë rekord si dhe thatësirat që kanë përfshirë vendin.

LEXO EDHE:  Spektakël fishekzjarresh/ Australia mirëpret Vitin e Ri 2020

Në Australinë Perëndimore, cikloni i parë tropikal i sezonit ka sjellë erëra të forta që nga e hëna në mbrëmje. Gjithashtu shpresohet që shiu që ra ditën e djeshme të shuajë sadopak flakët. Cikloni u mirëprit gjithashtu në anën tjetër të vendit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë aktorja e famshme! Gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

LEXO EDHE:  10 Shtëpi me arkitekturë dhe interior të brendshëm të shkëlqyer

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA i bën thirrje Kinës të pranojë ndihmën amerikane për koronavirusin

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA përsëri i bënë thirrje Kinës të pranojë ndihmën e ekspertëve amerikanë për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë dërgoi një ekip ekspertësh ndërkombëtarë në Kinë të hënën, por ende nuk dihet nëse në këtë grup përfshihen edhe amerikanë.

OBSH nuk iu përgjigj pyetjes së Zërit të Amerikës për përbërjen e ekipit.

Dr Anne Schuchat, Zëvendës Drejtore Kryesore e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve u tha gazetarëve të martën në Uashington se “CDC ka dhënë emra për ekipin e OBSH-së dhe ne zakonisht jemi pjesë e ekipeve të OBSH-së”.

Schuchat theksoi se epidemiologët amerikanë, si dhe virologët, ekspertët e kontrollit të infeksionit, ekspertët e karantinës “kanë shumë për të ofruar”, dhe se mund të jetë shumë e dobishme që Kina të ketë ekspertë të huaj në një epidemi.

Ekspertët amerikanë pritet të mësojnë më shumë rreth sëmundjes ndërsa e luftojnë atë.

“Është me rëndësi shumë kritike për ne që të kuptojmë rrugët e ndryshme të transmetimit dhe fuqinë e plotë të virusit, që mund të na ndihmojë me modelet tona se çfarë ndikimi mund të ketë, nëse virusi përhapet në shumë vende,” tha zonja Schuchat.

LEXO EDHE:  10 Shtëpi me arkitekturë dhe interior të brendshëm të shkëlqyer

LEXO EDHE:  Foto/ Brenda shtëpisë së Ledri Vulës

Që nga fillimi i janarit, SHBA ka ofruar të dërgojë ekspertë në Kinë për të ndihmuar në kontrollin e koronavirusit.

Më 6 janar Qendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ofruan dërgimin e një ekipi amerikan, dhe më 27 janar, Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar përsëriti ofertën për homologun e tij kinez Dr. Ma Xiaowei.

Pasi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus arriti marrëveshje me Presidentin Kinez Xi Jinping për të pranuar një ekip ndërkombëtar ekspertësh gjatë takimit të tyre në 28 janar, zyrtarët e SHBA nisën përpjekjet për të përfshirë grupin amerikan të ekspertëve në misionin e OBSH-së në Kinë.

“Me sa di, në diskutimet e fundit ka pasur prirje nga ana e Kinës për ta pranuar atë,” tha zonja Schuchat.

Ekspertët amerikanë të shëndetit gjithashtu i kërkuan Kinës të marrë ekspertizën e SHBA në kontrollin e epidemive./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Foto-Të pasur e të varfër, të ndarë vetëm nga një mur

LEXO EDHE:  Foto/ Brenda shtëpisë së Ledri Vulës

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE