Connect with Us

Virusi i gripit/ Manastirliu apel prindërve: Dërgojini fëmijët në qendra shëndetësore

Sociale

Virusi i gripit/ Manastirliu apel prindërve: Dërgojini fëmijët në qendra shëndetësore

Publikuar

-

Ndërsa kurba e qarkullimit të virusit të gripit është në rritje, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu siguroi se shërbimi do të jetë 24 orë në tre qendra shëndetësore në Tiranë, pa patur nevojë që të shkohet në spital për urgjencat pediatrike që mund të trajtohen në qendrat shëndetësore, në kushte të mira dhe me profesionistë pediatër të kualifikuar.

Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore nr. 10 në Tiranë, e cila është një prej qendrave që është kthyer në qendër 24 orëshe për të përballuar fluksin e pacientëve në sezonin e dimrit.

“Virusi i gripit, sipas sistemit të survejancës ka një intensitet mesatar, me tendencë rritje, ndaj ne i jemi përgjigjur kësaj situate me garantimin e shërbimit shëndetësor 24 orësh në 7 ditë të javës në qendrat shëndetësore të Tiranës, ku edhe fluksi është më i lartë. Janë 3 qendra shëndetësore, ajo nr. 10 që do të mbulojë zonën e ish-Oxhakut, qendra shëndetësore nr. 8 në zonën e ish-bllokut,  qendra nr. 7 në Laprakë, të cilat ofrojnë shërbim shëndetësor për fëmijët në moshën pediatrike edhe gjatë natës”, u shpreh Ministrja Manastirliu gjatë inspektimit në qendrën nr. 10 në Tiranë.

LEXO EDHE:  Manastirliu bën bilancin/ Mbi 600 të lënduar nga tërmeti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bëri një apel prindërve të përdorin qendrat shëndetësore për fëmijët e tyre, pa patur nevojë të drejtohen në QSUT. “Të gjitha shërbimet përkatëse që sot merren në QSUT apo deri dje janë marrë në QSUT do të vijojnë të merren në këto qendra shëndetësore. Mjekët janë të kualifikuar, kemi marrë masa për furnizimin me barna dhe material mjekësore”, tha Manastirliu
Sipas sistemit ALERT të survejancës, në Shqipëri, sikundër në të gjithë vendet Europiane po qarkullon virusi I tipit A, nëntipi A/H1 dhe qarkullimi i virusit është me intensitet mesatar, me tendencë rritje, një situatë e zakonshme dhe e pritshme për stinën. Janë rreth 11 mijë raste në javë me infeksione respiratore. Situata është normale, e zakonshme dhe e pritshme për stinën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Publikuar

-

Nga

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin/ Shënohen rëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Sarandë

Reshjet e shiut gjatë 24-orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në akset rrugore në jug të vendit.

Mësohet se në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të Syrit Kaltër ka pasur rëshqitje të dheut dhe për momentin rruga po përdoret vetëm me një kalim.

Gjithashtu probleme me rëshqitjen e dherave raportohet të ketë dhe në aksin Gjirokaster-Tepelenë te ‘Shkalla e zezë’.

LEXO EDHE:  Nis investimi për realizimin e transplantit të parë të palcës së kuqe në QSUT

LEXO EDHE:  Bino i përgjigjet opozitës/ Po punohet në disa drejtime për të siguruar vaksinë të sigurt për COVID-19

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshjet e dendura të dëborës/ Turistët mbeten të bllokuar në Dardhë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të dëborës/ Turistët mbeten të bllokuar në Dardhë

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në juglindje të vendit.

Mësohet se në fshatin turistik të Dardhës trashësia e reshjeve të dëborës ka shkuar në 6 cm, duke bërë që kjo rrugë të jetë e bllokuar për momentin.

Mjetet e turistëve të cilët i janë drejtuar Dardhës kanë mbetur të izoluar në afërsi të pistës së skive. Pritet ndërhyrja e borëpastrueses për të bërë të mundur normalizimin e situatës.

LEXO EDHE:  Nis investimi për realizimin e transplantit të parë të palcës së kuqe në QSUT

LEXO EDHE:  Video-Lehtësimi i masave kufizuese/ Manastirliu mesazh për qytetarët se si të mbrohen nga Covid-19

Ndërkaq, drejtuesve të mjeteve në këto zona u bëhet thirrje që të pajisen me gomat e dimrit, si dhe me zinxhirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

COVAX firmos me Pfizer/ Manastirliu: Lajm i mirë, përfitojmë në dritaren e parë

Publikuar

-

Nga

Festat e fundivitit/ Këto janë masat e reja që ka marë Komitetit i Ekspertëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bën me dije se pas marrëveshjes se COVAX me kompaninë Pfizer/BioNTech, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës, pasi ka parapaguar 3.9 milion dollarë.

Ky njoftim vjen pas marrëveshjes së nënshkruar mes COVAX dhe Pfizer/BioNTech për deri në 40 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të deklaruar më herë nga kreu i OBSH.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX “, nënvizon Manasirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE