Connect with Us

“Ua kemi bërë të qartë”/ Kryeministri grek “thumbon” Shqipërinë

Politikë

“Ua kemi bërë të qartë”/ Kryeministri grek “thumbon” Shqipërinë

Publikuar

-

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, gjatë fjalës së mbajtur në Këshillin Atlantik në SHBA ka folur edhe për integrimin europian të Shqipërisë.

Mitsotakis është shprehur se rruga europiane e Ballkanit Perëndimor është në favor të Greqisë, por Shqipëria duhet të respektojë minoritetin grek.

“Janë ende çështje që ne po përpiqemi t’i ndryshojmë. Në të njëjtën kohë kemi thënë se rruga europiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në favorin tonë. E përkrahëm vendimin në Samitin e fundit lidhur me datën për hapjen e negociatave. Por, Shqipërisë ia kemi bërë të qartë që aty duhet të respektohet minoriteti grek”, u shpreh Mitsotakis./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Viti i fundit na ka raskapitur”/ Majko: Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë…

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa ka folur për zgjdhjet e ardhshme ka theksuar se ky vit ka raskapitur qeverinë.

Majko kujtoi tërmetet që shkundën vendin e më pas pandeminë, të cilat ndikuan në ekonominë shqiptare.

“Viti i fundit na ka raskapitur. Kur diskutoj me qytetarët ja shpreh hapur atë që mendoj.
Nuk besoj se ka pasur ndonjë qeveri tjetëer që të jetë goditur nga tre tërmete dhe pastaj nga një virus. Kjo është një histori që ka goditur rëndë jo vetëm themelin e stabilitetit social por edhe një perceprim të caktuar karshi qeverisë. Qytetarët kanë reflektim të qartë të ndajnë atë që vlerësojnë si efikasitet ose jo të qeverisjes”, tha Majko i ftuar në Repolitix./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Publikuar

-

Nga

Bardhi tregon rregullat e Partisë/ Të përjashtuarit nuk kanë vend, Jozefina nuk ka se si të rikthehet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i tha “Syri Tv” se si do të funksionojë Partia dhe emrat që do të thirren për kandidatura deputetësh, përfshi edhe të vjetrit. Ai deklaroi se në listat e PD nuk do të jetë asnjë nga ata që është përjashtuar nga kjo parti pas vendimeve për bojkotin dhe djegien e mandateve.

“Çdokush që ka thyer vendimin, është përjashtuar nga PD me vendim”, tha ai.

Ai tha se numri i të përjashtuarve është shumë i vogël, ndërsa i mëshoi idesë se djegia e mandateve ishte vendimi i duhur.

LEXO EDHE:  Shqipëria mes 10 vendeve me numrin më të madh të azilkërkuesve në BE

LEXO EDHE:  Integrimi "bashkon" Ramën dhe Metën/ Sot takimi në pallatin e Kongreseve, të pranishëm edhe Ruçi dhe Soreca  

I pyetur për rikthimin e Jozefina Topallit në PD, Bardhi tha:

Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD. Është e drejta e saj nëse do të marrë pjesë në organet e partisë. Nuk ka si rikthehet pasi është pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të partisë”. Bardhi tha se ai nuk ka kontaktuar me zonjën Topalli.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Majko tregon platformën/ Votat e emigrantëve shkojnë për qarkun e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka folur lidhur me Reformën Zgjedhore ndërsa i ka kushtuar vëmendje çështjes së votimit elektronik të emigrantëve.

I ftuar në “repolitix” Majko tha se votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës.

“Votat e emigrantëve do t’i bashkëngjiten qarkut të Tiranës. Kjo është e shkruar në marrëveshje dhe palët politike e dine”, tha Majko.

LEXO EDHE:  Neritan Ceka mohon Ramën/ “Nuk është Kryeministri im”

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ BE i pret shpresat Shqipërisë

Ai deklaroi se mazhoranca do t’i qëndrojë besnike marrëveshjes së 5 qershorit, kjo për shkak kanë hedhur firmën dhe duhet ta mbajnë./CNA.al

LEXO TE PLOTE