Connect with Us

“Toka është e sheshtë”/ Teoritë që mbrohen ende nga shumë njerëz

Lajme

“Toka është e sheshtë”/ Teoritë që mbrohen ende nga shumë njerëz

Publikuar

-

Njeriu ka mbërritur në Hënë dhe së shpejti do të shkelë edhe në Mars, por ka njerëz që ende dyshojnë në aftësitë e shkencës, duke hedhur poshtë teori që janë provuar prej kohësh.

Teori konspirative ndikojnë ende një pjesë të mirë të njerëzve, duke i bërë madje fanatikë për qëndrimet dhe mendimet që kanë.

Konspiracionet e mëposhtme mbrohen nga një numër i madh njerëzish, pavarësisht se sa të çuditshme mund të ngjajnë. Bindja e tyre tek këto teori e bën edhe pjesën tjetër të botës të dyshojë sikur edhe për një moment pasi, ku i dihet, asnjëherë nuk mund të jemi njohës të plotë të së vërtetës.

Toka është e sheshtë

Mund të tingëllojë ekstreme, por disa njerëz ende besojnë se planeti Tokë është i sheshtë, edhe pse NASA përdori gjithçka, nga GPS dhe satelitët e deri tek imazhet nga hapësira për t’i bërë që të ndryshojnë mendje. Teoria e tyre parësore bazohet në një hartë të vjetër që tregon një Tokë katrore dhe të palëvizshme. Ata besojnë se Toka është një disk, qendra e të cilës është Rrethi Arktik dhe Antarktida, dhe gjithçka tjetër që është thënë kundër kësaj konsiderohet një teori konspirative.

Hëna e plotë ndikon në sjelljen tonë, duke na bërë të çmendur

Ky është një mit i lashtë që disa njerëz ende e besojnë, duke pretenduar se shumica e krimeve të dhunshme ndodhin gjatë netëve me hënë të plotë sepse Hëna i bën njerëzit të çmenden, duke theksuar emocionet e tyre të errëta. Edhe stacionet policore në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar monitorime shtesë gjatë hënës të plotë.

Nuk është e nevojshme që njerëzit të vaksinohen

LEXO EDHE:  Lëvizje sizmike në Mars/ Tërmetet kapërcejnë planetin Tokë

Në një studim të fundit, 45% e të rriturve amerikanë që u pyetën për vaksinat dhe efektivitetin e tyre u përgjigjën negativisht, duke dyshuar si në rezultatet ashtu edhe në sigurinë e tyre. Kështu, gjithnjë e më shumë njerëz kanë pushuar së vaksinuari fëmijët e tyre, si dhe veten. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, hezitimi ndaj vaksinave është renditur si një nga dhjetë kërcënimet kryesore për shëndetin global në vitin 2019.

Australia është fallco dhe banorët e saj janë aktorë

Ekziston një numër njerëzish që besojnë ende se Australia nuk ekziston. Sipas Universitetit të Ohios, teoria e tyre zuri fill që në kohën kur Australia u themelua si koloni e britanikëve dhe ata mbrojnë idenë se Australia nuk ka ekzistuar kurrë si ishull.

Nuk ekziston diçka e tillë si ngrohja globale

Mund të tingëllojë e pabesueshme, por disa njerëz akoma mohojnë që ngrohja globale është e vërtetë dhe se natyra ndikohet nga ndërhyrjet e tmerrshme që njerëzit kanë bërë në mjedis. Këta njerëz shfaqen si “skeptikë” duke shkuar deri aty sa të pengojnë nismat për pastrimin e mjedisit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE