LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmet i fortë në Porto Riko/ Shënohet një viktimë

7 Janar 2020, 15:17, Kosova & Bota CNA
Tërmet i fortë në Porto Riko/ Shënohet një viktimë

Një tërmet i fortë me madhësi 6.5 richter dhe me thellësi 10 kilometra është regjistruar mëngjesin e sotëm jashtë Porto Rikos.

Sipas Reuters, një burrë 73-vjeçar humbi jetën kur u godit nga një mur që ra për shkak të lëkundjeve të mëdha. Sipas autoriteteve, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në rrjetin elektrik.

Epiqendra e tërmetit, e regjistruar në 04:24 me oren lokale ishte pesë kilometra në jug të Talaboas, pranë qytetit bregdetar të Ponce në jug të Porto Rikos.

Sipas qendrës së paralajmërimit të tsunamit, nuk ekziston rreziku për një të tillë.

Gjatë dy javëve të fundit janë regjistruar një seri tërmetesh në Porto Riko, mirëpo ky i stomi ka qenë më i madhi.

Një tërmet me madhësi 5.8 goditi Porto Rikon jugor të hënën dhe bëri që të shemben disa shtëpi në Guajana.

Gjithashtu u shkatërrua edhe Dritarja e Karaibeve (Punta Ventana), një hark i famshëm prej guri natyror përgjatë bregdetit jugor të Porto Rikos që ishte një atraksion i famshëm turistik.

Tërmeti i sotëm shkaktoi një ndërprerje të energjisë që preku rreth 250,000 konsumatorë./Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al

10:32 Kosova & Bota

Ndryshim në Kroaci

Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë presidenti i ri ...

Lajmet e fundit nga