LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Të mos preken armët bërthamore"/ Johnson dhe Erdogan i bëjnë thirrje Iranit

7 Janar 2020, 18:40, Aktualitet CNA
"Të mos preken armët bërthamore"/ Johnson dhe Erdogan i

Kryeministri britanik, Boris Johnson dhe Presidenti turk, Erdogan kanë thënë se Irani duhet të respektojë kushtet e marrëveshjes bërthamore të 2015-tës, duke mos i lejuar Teheranit të ketë armë bërthamore.

Pas rritjes së mprehtë të tensioneve midis Iranit dhe SHBA-së, me shkak vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Suljemani nga një sulm ajror në SHBA, Republika Islamike njoftoi të dielën se do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për t?u shkëputur nga marrëveshja e njohur si JPCOA dhe kufizimet e saj sa i përket programit bërthamor.

Në një komunikim telefonik që Johnson dhe Erdogan kishin sot, udhëheqësit diskutuan situatën në Iran pas vdekjes së Kasem Sulejmanit. Ata ranë dakord për rëndësinë e zvogëlimit të tensioneve dhe për gjetjen e një mënyre diplomatike që mund të zgjidhë krizën aktuale.

“Ata kanë rënë dakord se Irani nuk mund të lejohet të marrë një armë bërthamore dhe duhet të respektojë kushtet e marrëveshjes bërthamore,” nënvizoi zyra e kryeministrit britanik.

Komunikimi nga Drejtoria e Presidencës Turke bëri me dije, se në bisedën telefonike midis Presidentit turk dhe Kryeministrit britanik mbizotëroi çështja e tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit si edhe çështje të tjera ndërkombëtare rajonale, që lidhen veçanërisht me Libinë dhe Sirinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga