Connect with Us

Sulmet ndaj Tufës dhe Lubonjës/ Meta: Presion ndaj intelektualëve kritikë

Politikë

Sulmet ndaj Tufës dhe Lubonjës/ Meta: Presion ndaj intelektualëve kritikë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta i cilësoi shqetësuese krimet ndaj kritikëve të qeverisë, duke iu referuar konkretisht analistit Fatos Lubonja, të cilit i goditën me gurë automjetin për të dytën herë dhe ish-kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa.

Meta tha, në emisionin “Tempora”, se këto sulme vijnë nga klima e presionit ndaj kritikëve.

“Janë rezultat i një klime të përgjithshme presioni ndaj intelektualëve që kanë një mendim kritik, me të drejtë apo kjo nuk është për t’u gjykuar nga unë sot. Ka një presion të madh sot ndaj mendimit kritik”, deklaroi Kreu i Shtetit, ndërsa kërkoi reagimin e të gjitha institucioneve të drejtësisë, teksa theksoi se nuk mund të themi gjithmonë se ishte një i marrë ai që sulmoi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Meta uron Kosovën për 9-vjetorin e Pavarësisë

LEXO EDHE:  Zoti t’i japë mençuri, kthjelltësi ...!/Urimi i Kryemadhit për Metën President

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Meta sulmon Çilin/Reformën në Arsim e bëri “Naimi” me sorrat e tjera!

LEXO EDHE:  Në vend të një letre ambasadorit Lu/Koha për gjuetinë e peshkaqenëve, jo të peshqve

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE