Connect with Us

Skandali/ Pas falimentimit “Fly Ernest” shet ende bileta

Sociale

Skandali/ Pas falimentimit “Fly Ernest” shet ende bileta

Publikuar

-

Vazhdon skandali me kompaninë e udhëtimeve “Fly Ernest”, e cila duket se nuk ka të ngopur me vjedhjen e parave të shqiptarëve dhe jo vetëm.

Ndonëse në media është publikuar lajmi se kjo kompani ka falimentuar, “Fly Ernest” vijon të shesë bileta deri në momentin e fundit.

Po të hyhet në site-n online të kompanisë, ku bëhen prenotimet e udhëtimit, procesi i aplikimit vazhdon deri në fazën e përcaktimit të datës për të fluturuar.

Ndërkohë kjo faqe online duhej të mbyllej menjëherë me qëllim që qytetarët të kuptonin se nuk mund të vazhdonin më tej prerjen e biletës. Flasim këtu për masën e qytetarëve që ende nuk janë në dijeni të falilmentimit të kësaj kompanie.

LEXO EDHE:  Video-Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Kë nuk ka mundur të kontrollojë katër muaj më parë Xhafaj

Ky mashtrim, që ka vijuar prej muajsh, duke shkaktuar trauma dhe stres tek qytetarët, jo vetëm për shkak të pagesës së lartë, por edhe pritjes me orë të gjata, duke gdhirë disa herë në aeroporte.

Duket se kjo kompani ka si qëllim të zhvasë deri në minutën e fundit para abuzive në kurriz të qytetarëve.

Kujtojmë se kompania “Fly Ernest”ka mbyllur sportelet dhe ka refuzuar të japë përgjigje për fluturimet e anulluara edhe gjatë 72 orëve të fundit dhe për biletat e shitura, që përkthehen në dëme monetare për qytetarët./ CNA.al

https://flyernest.com/en/book-a-flight/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Me ardhjen e verës vijnë edhe surprizat/ Plotëso veshjen tënde me aksesorët e “Preciosa”

Publikuar

-

Nga

Preciosa, dyqani i markave më të njohura të orave, bizhuterive dhe aksesorëve të ndryshem mendon gjithmonë për klientet! Tashmë Preciosa vjen me pikën e saj më të re në TEG.

Vera tashme ka ardhur, orat dhe aksesorët janë nje domosdoshmëri për të kompletuar veshjen tuaj për tu dukur i/e plotesuar gjatë diteve të nxehta të verës.
Në Preciosa Watches & Jewellery do të gjeni një larmishmëri modelesh për të gjitha tipet e njerëzve, duke filluar nga sportivët e deri te klasikët.

Bizhuteritë e famshme Çeke me kristalet shumëngjyrëshe Preciosa, si dhe orat e firmave më të njohura TISSOT, C.Klein, Guess, Cavalli, Festina, Pierre Lannier etj
Mos shumllojshmërisë se markave të njohura, gjeni edhe ‘Pierre Lannier’ që sjell për ju orat super cilësore, të bukura, fine dhe tepër tërheqëse per syrin.

LEXO EDHE:  Skandali me UKT-në/ Banorët e Tiranës me nga dy kontrata

LEXO EDHE:  Video-Fiks-Fare paralajmëron skandalin/ Kë nuk ka mundur të kontrollojë katër muaj më parë Xhafaj

Mos u mendoni dy here, orat e bukura të Pierre Lannier mund t’i beni tuajat me çmimet më të mira në treg! Preçiosa medon gjithmone për ju dhe “xhepin” tuaj!
Preciosa, e gjeni gjithashtu në QTU, Toptani, Ring Center, Myslym Shyr dhe ish Bllok dhe së fundmi edhe në TEG!

Kudo që të shkoni Preciosa ndodhet pranë jush me orat, bizhuteritë dhe aksesorët me “in” të momentit.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Task-Forca në terren/ Paralajmërimi i Manastirliut: 700 mijë lekë gjobë e mbyllje aktiviteti për ata që shkelin rregullat

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu, ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimet në terren, me zero tolerancë ndaj çdo subjekti që thyen rregullat, me qëllim zbatimin e protokolleve dhe frenimin e përhapjes së COVID19.

“Task-Forca antiCOVID është duke punuar në të gjithë Shqipërinë, sidomos përgjatë zonave turistike, duke filluar nga Shkodra në Sarandë. Nuk ka tolerancë për askënd që shkel ligjin. Kemi miratur përsëri disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ, ku kemi vendosur masa administrative të shtuara për të gjitha ato subjekte, të cilët administrojnë stacione të plazhit apo subjekte akomoduese, masën me gjobë 700 mijë lekë dhe është vendosur masa e pezullimit në rast të përsëritjes së shkeljeve”, tha Manastriliu.

Ministrja e Shëndetësisë kërkoi vigjilencën e të gjithë strukturave të Task-Forcës për respektimin e masave, për mbajtjen e maskave në transportin publik apo aktivitete të tjera me risk të lartë dhe kontrollet në aktivitetet që janë ende të ndaluara, si, klubet e natës apo grumbullimet masive.

“Policia e shtetit, inspektoriatet dhe e gjithë Task-Forca duhet të ketë një vëmendje të shtuar tek klubet që ushtrojnë veprimtarinë në orët e darkës, të cilat janë të ndaluara. Dhe po e përsëris për të gjitha subjektet, për ato bare restorante që ofrojnë shërbime në orare të zgjatura, duhet që të mos ketë tolerancë në rast të mos respektimit të rregullave të distancimit fizik, mbajtjen e maskave në shërbim, higjienën, etj. Transporti publik po ashtu ka filluar. E di që keni bërë një punë të mirë deri tani. Besoj do të kemi edhe një strukturë të dedikuar të bashkisë, policisë bashkiake për të garantuar që qytetarët të vendosin maskat, pra ata të cilët aksesojnë transportin publik dhe sigurisht ata që shërbejnë në të gjitha këto aktivitete”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Zgjerohet skandali në Ministrinë e Drejtësisë/Liçensë noteri rrëmben dhe gruaja e shefit të kabinetit

LEXO EDHE:  Zgjerohet skandali në Ministrinë e Drejtësisë/Liçensë noteri rrëmben dhe gruaja e shefit të kabinetit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, në bashkëpunim me grupet e tjera të Task- Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, kanë realizuar në total 106.117 kontrolle dhe monitorimet në terren gjatë kësaj peridhe dhe po ashtu janë vendosur mbi 390 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Vetëm në 24 orët e fundit janë kryer mbi 1500 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit. Nga inspektimet janë marrë 3 vendime për pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe 1 masë administrative me gjobë, në subjekt bar-kafe, i gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mos respektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Informohu shpejt dhe thjesht/ Dy aplikacionet e lajmeve në telefonin tuaj

Publikuar

-

Nga

Agjencia e Lajmeve CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë e një navigimi më të shpejtë dhe praktik në internet, për t’u informuar në kohë reale mbi të rejat më të fundit.
Në vend që të shkoni ju tek informacioni duke kërkuar nëpër browser-a, tani mund të vijë informacioni tek ju!

Falë dy aplikacioneve të reja që mund të shkarkoni në celularin tuaj IOS dhe Android, CNA.al (City News Albania) ju ofron mundësinë për të kursyer kohë e megjithatë, për t’u informuar i pari mbi vendin, botën, rajonin, sportin, show bizz-in si edhe për të pasuruar njohuritë juaja me anë të blogut tonë.
Nëse keni një telefon Android, për të regjistruar aplikacionin e CNA.al, klikoni linkun:

LEXO EDHE:  Skandali me UKT-në/ Banorët e Tiranës me nga dy kontrata

LEXO EDHE:  Klodiana Lala nxjerr skandalin/ Pallati 6-katësh u legalizua pa përgjigje nga urbanistika

https://play.google.com/store/apps/details?id=al.codeit.cna&hl=en

Ndërsa për të regjistruar aplikacionin e CNA.al në IOS, klikoni linkun:

https://apps.apple.com/al/app/cna-city-news-albania/id1483498279

CNA.al operon prej disa vitesh në tregun mediatik shqiptar, duke sjellë për ju një gamë të gjërë informacionesh, informim profesional, të paanshëm dhe të saktë.

LEXO TE PLOTE