Connect with Us

Si i dhuroi Lulzim Basha, Edi Ramës mazhorancën kushtetuese

Politikë

Si i dhuroi Lulzim Basha, Edi Ramës mazhorancën kushtetuese

Publikuar

-

Viti 2019 do të mbahet mend për dy ngjarje të rëndësishme. Si viti i djegies se mandateve nga Lulzim Basha që i dha kryeministrit Edi Rama një mazhorancë kushtetuese, dhe viti që ra një tërmet tragjik në 26 nëntor në Durrës dhe Thumanë.

E para një ngjarje politike dhe e dyta në dorën e Zotit.

Ngjarja politike mund të quhet fitore e Edi Ramës, ka edhe një tjetër shërbetor emri i tij është Lulzim Basha.

Rama në vitin 2019 ishte politikani i gjithëpushtetshëm dhe me fuqitë që nuk i kishte pasur kurrë më parë. Ai bëri një marrëveshje në 17 maj të vitit 2017, një muaj para zgjedhjeve të 25 qershorit, me kryetarin e Republikës së re, Lulzim Basha.

avokati zbulon marreveshjen

Në atë kohë flitej se në atë marrëveshje ishte një aleancë e pritshme qeverisëse e shumë detaje të tjera si këto. Një marrëveshje okulte me pasoja, e cila besohet gjerësisht se vazhdon edhe sot. Jo vetëm nga aleatët e Lulzim Bashës, por edhe nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Për këtë ka shumë argumenta dhe fakte, por sot do të përqendrohemi tek një prej tyre. Si Lulzim Basha e bëri kryeministrin Edi Rama me mazhorancë kushtetuese, pasi dogji mandatet në kundërshtim me këshillat e patnerëve ndërkombëtarë.

Pas zgjedhjeve të 2017-ës, kreu i qeverisë mundi të siguronte 74 mandate, të cilat i mjaftonin vetëm për të bërë qeverinë, por jo për të pasur një mazhorancë kushtetuese, jo për të ndryshuar ligjet e vendit me shumicë të cilësuar, për të ndryshuar ligjet e Reformës në Drejtësi, apo për të ndërhyrë në Kushtetutë, për të shkarkuar presidentin siç kërkon të bëjë tani, apo për të bërë ligje të tjera dhe ndryshime të forta, të cilat po i bën ditë pas dite.

Kreu i qeverisë kishte vetëm 74 mandate, ndërkohë që të gjitha të tjerat ishin mandatet e opozitës. Edhe Çamët e PDIU-së, me tre mandate brenda, deputetët të cilët nuk iu bindën partisë, mund të quhen 77 apo dhe ndonjë tjetër, 78.

Por, mazhoranca kushtetuese do të kërkonte të paktën 84 vota dhe me opozitën brenda në parlament, Edi Rama do ta kishte të pamundur për të ndryshuar Kushtetutën apo ndërhyrë ne shumë ligje siç po vepron.

Sot, kreu i qeverisë kontrollon në parlament, gati 100 mandate deputetësh. Përjashto disa deputetë të opozitës, apo partive të vogla nacionaliste që duken njerëz me një tjetër kredibilitet dhe një tjetër imazh, shumica e deputetëve të opozitës së re kontrollohen nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili mesa duket ka një rol të dyfishtë. Ai është edhe kryetari i grupit parlamentar të deputetëve të listave të Lulzim Bashës dhe Ilir Metës.

LEXO EDHE:  Një ditë para seancës plenare/ Rama i shkon në zyrë Metës

basha

Djegia e mandateve të deputetëve nga Partia Demokratike, zyrtarisht në shkurt të 2019, ishte një bingo për Edi Ramën.

Megjithëse u fol si një lëvizje, për të cilën thuhej se Basha ishte ndarë nga Edi Rama dhe përfundimisht thuhej se do të kishte një përplasje, nga ana tjetër u farkëtua mazhoranca politike e kryeministrit.

Lulzim Basha i fali në tavolinë Edi Ramës shumicën historike parlamentare, e vetmja e krijuar ndonjëherë me këto numra, ndoshta pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit 1996.

Asnjë parti politike në 30 vite demokraci nuk ka mundur të ketë një mazhorancë të tillë, kaq të thellë dhe me të tilla rezultate. Por, jo të dala nga votat, por nga lojërat politike, si në rastin konkret, e dhuruar tek kryeministri Rama dhe mazhoranca socialiste, nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

2019 do të mbahet mend dhe si viti ku kryetari i një opozite, në vend të bëjë betejën politike në interes të qytetarëve, për tu bërë kryeministër dhe për të sjellë ndryshim politik në vend, i shërben kryeministrit dhe asgjë më shumë sesa kaq, duke e kthyer opozitën dhe partinë që ai e drejton, në një instrument të kryeministrit, duke i dhënë atij të gjitha pushtetet. Një pjesë e të cilave ai i ka kapur vetë dhe një pjesë që i janë dhuruar nga Lulzim Basha.

Nga paaftësia e tij epike, por edhe ajo pjesa tjetër që deklarohet rëndom, për marrëveshen e 17 majit mes Ramës dhe Bashës, dhe për milionat e pallatit të vjehrrit në Vlorë, për disa vila me qera apo të blera në zona rezidenciale, e miliona e miliona xhiro nga kompani e biznese private të familjes, Lulzim Basha ka bërë vetëm një gjë. Ka falur Partinë Demokratike tek Edi Rama, i ka dhuruar një mazhorancë kushtetuese dhe këtë me një hap të vetëm, djegien e mandateve dhe më pas me disa gjoja protesta, të cilat më pas u ndalen dhe në fund mund të quhen të dështuara. Zgjedhjet lokale u zhvilluan dhe bashkë me mazhorancën kushtetuese, Edi Rama mori edhe të gjitha bashkitë në vend.

Këto ashtu si edhe mazhoranca kushtetuese, dhuratë nga Luli i tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Gazetari: Bindja Demokratike, e vetmja lëvizje morale në këtë anomali politike

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Bindjes Demokratike/ Basha del “blof”

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Taulant Muka zbulon skandalin/ Kriminelë në krye të universiteteve?

LEXO EDHE:  CNA.al publikoi faktet/ “Stop” vë me shpatulla pas muri Bashën

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Plas në PD-në e Durrësit/ Kryesia rebelohet ndaj Bashës

LEXO EDHE:  Gazetari: Bindja Demokratike, e vetmja lëvizje morale në këtë anomali politike

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE