Connect with Us

Shprehu pikëllim për Gjeneralin iranian/ Policia arreston Drejtoreshën e Institutit Kërkimor

Kosova & Rajoni

Shprehu pikëllim për Gjeneralin iranian/ Policia arreston Drejtoreshën e Institutit Kërkimor

Publikuar

-

Drejtoria Kundër Terrorizimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme të Kosovës ka arrestuar një grua, e cila në rrjetet sociale kishte shprehur pikëllimin pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani

Sikurse njoftojnë mediat lokale dhe radioja amerikane VOA, Policia nuk dha më shumë hollësi dhe as e bëri të ditur identitetin e të arrestuarës veçse konfirmoi se ka kryer bastisje dhe e dyshuara është intervistuar para se t’i caktohej masa e ndalimit prej 48 orësh.

Sipas mediave lokale, e arrestuara është Ikballe Berisha (Huduti), drejtoreshë e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar “Naim Frashëri”, në Prishtinë.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian ajo kishte shkruar në rrjetet sociale: “Njerëzit si ti nuk vdesin, por të vdekurit që ecin mbi tokë e mbajnë gjak krimineli, janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelët ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllëk me i bukur që ka mund ta ketë dikush në shekullin 21”, kishte shkruar ajo në rrjetin facebook.

Më pas ajo e kishte fshirë postimin e saj dhe kishte paralajmëruar padi ndaj medieve që e kishin cituar atë.

Operacioni amerikan për vrasjen e gjeneralit iranian ishte mbështetur nga autoritetet në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shprehu mbështetjen për “veprimet amerikane ndaj veprimtarive të Iranit në Lindjen e Mesme që kanë shkaktuar terror, paqëndrueshmëri dhe shqetësim global. Qëndrojmë së bashku në mbrojtjen e vlerave tona dhe mënyrës sinë të jetesës në kërkim të paqes e sigurisë”, shkroi ai.

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, tha se “Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të Shteteve të Bashkuara në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të’ shkroi ai në rrjetet sociale.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE