LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkoi për vizitë në shtëpinë e mikut/ 47 vjeçari e qëllon me armë zjarri

7 Janar 2020, 08:41, Kronika CNA
Shkoi për vizitë në shtëpinë e mikut/ 47 vjeçari

Ndërhyrja e policisë në Vaun e Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e një ngjarje me pasoja për jetën.

Në Sallën Operative të Komisariatit të Vaut të Dejës ka ardhur një telefonatë se në fshatin Toplanë kishte një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë reaguar në kohë dhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit: Gj. V., 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, i cili kur ka parë forcat e Policisë ka mundur të largohet.

Ky shtetas, në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V. (miq me njëri-tjetrin).

Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri (pushkë) pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ?Vrasje me dashje? e mbetur në tentativë” dhe ?Armëmbajtja pa leje? ./CNA.al

Lajmet e fundit nga