LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama ka një pushtet monist"/ Bushati: Basha e Monika nuk kanë shpresë

7 Janar 2020, 19:30, Politikë CNA
"Rama ka një pushtet monist"/ Bushati: Basha e Monika nuk

Gazetari Andi Bushati u shpreh në studion e Top Channel se në situatën e ndodhur sot opozita e ka të vështirë për ta mundur qeverinë aktuale.

Ai renditi arsyet e kësaj ?pamundësie? nga ana e opozitës, duke ngritur kritika mbi këtë të fundit por kryesisht mbi qeverinë e Ramës, e cila sipas Bushatit është moniste dhe oligarke.

Bushati u shpreh se, Rama ka krijuar një regjim aq të fortë aq sa nuk mundesh dot ta mposhtësh.

?Këto në këndvështrimin tim janë premtime që bëheshin si gënjeshtrat e atypëratyshme, po të shikosh frekuencën e tyre bëhen dy, tri ditë përpara mitingjeve. Me idenë që këtë herë do ta rrëzojmë dhe do të mblidhen sa më shumë. Nga njëra anë për mua një regjim siç e quaj unë këtë të Edi Ramës, sot nuk është turp që nuk mund ta përmbysësh dot as me protesta, as me rrugë të dhunshme, as me gjë tjetër?, u shpreh Bushati.

Megjithatë, sipas Andi Bushatit, opozita nuk është e justifikuar me qëndrimin e saj, pasi nuk ka qenë bindëse dhe serioze sidomos që në pikën kur dogji mandatet.

?Këtu unë opozitën në një farë mënyre e amnistoj, ajo ku unë opozitën nuk e amnistoj, është se gjithë këtë kohë, që në pikën që dogji mandatet, ajo nuk ka bërë formim radikal dhe nuk ka ofruar një qëndrim të ndryshëm, që të më bindi mua dhe juve. Se nëse nesër unë do të vij në pushtet, unë nuk do të sillem njësoj si Edi Rama, si Sali Berisha dhe Fatos Nano, dje. Vetëm një krijim i bindjes që një model i tillë mund të implementohet, mund ta bëjë alternativë të vërtetë opozitën?, tha Bushati.

Analisti u shpreh se me gjendjen që është sot, opozita me metodat dhe qëndrimin e saj nuk ngjall asnjë shpresë.

“Në qoftë se ne kemi një opozitë të njëjtë ndaj Edi Ramës, le të jetë edhe me sondazhe 5,7 % para, Rama ja vjedh me Avdylajt, dhe ato metodat e Dibrës dhe Zogut të Tiranës. Duhet një hop aq i madh transformues, sa unë nuk kam asnjë shpresë, me gjendjen që është sot nuk kam asnjë shpresë?, u shpreh Andi Bushati.

I pyetur nga gazetari se nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme, opozita do të ishte e gatshme të rivalizonte partinë aktuale e cila është në krye, Bushati u përgjigj prerë se jo, sepse sipas tij, në këto kushte që jemi qeveria Rama është e pakonkurueshme, pasi ky i fundit ka krijuar një pushtet monist duke kontrolluar çdo bashki.

?Përgjigja është e prerë jo. Përse jo? Ne i kemi parë zgjedhjet prej 30-të vitesh në Shqipëri balanca pushtet opozitë gjithmonë luan 3-5 %. Me mënyrën se si është koracuar Edi Rama, me paratë e oligarkëve me mbështetjen e krimit, dhe me kapjen e çdo institucioni të pavarur në vend, në zgjedhje ai këtë 4-5 % e transformon shumë kollaj. Pra, edhe në qoftë se ne do të kishim një opozitë PD-LSI, që mund ta mundë me zgjedhje të lira dhe të ndershme Edi Ramën. Në këto kushte që jemi të një pushteti monist me të gjitha bashkitë që kontrollohen nga Edi Rama, është e pamundur që ta mundësh Ramën, me këto 4-5 përqind pikë më shumë?, tha Bushati.

Akoma edhe kodi zgjedhor për të cilin ka folur OSBE-ja, sipas Bushatit është një diçka qesharake, pasi problematika më e madhe e vendit tone nuk është kodi zgjedhor, por pushteti, krimi dhe paratë të cilat e bëjnë Ramën të parrëzueshëm.

?Prandaj më duket një gjë shumë qesharake që po bëmë këtë kodin zgjedhor që na ka thënë OSBE-ja, dhe ne do ta mundim Edi Ramën. Nuk është e keqja e Shqipërisë kodi zgjedhor, e keqa e Shqipërisë është lidhja e pushtetit me krimin dhe paratë okulte. Pa prerë këto dy gjëra pushteti i Edi Ramës është i pa rrëzueshëm?, e mbylli fjalën e tij, Bushati./CNA.al

Lajmet e fundit nga