LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qyteti fantazëm në Australi/ Shkretohet destinacioni turistik

7 Janar 2020, 15:03, Kosova & Bota CNA
Qyteti fantazëm në Australi/ Shkretohet destinacioni turistik

Në një javë tipike të çdo janari tjetër, turistët do të shtrinin peshqirin e tyre në plazhet me rërë në zonën Williams Beach të Australisë, zonë e famshme për ujërat bojqiell dhe rënën që quhet ndryshe si ?rëra më e bardhë në botë?.

Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Zjarret pyjore dhe në vendet me bimësi të ulët në Australinë Jugperëndimore po ulin ndjeshëm turizmin në të gjithë vendin, duke i kthyer vendpushimet në qytete fantazmë në Uellsin e Ri, pasi pushuesit nuk shkojnë më aty nga frika se mos bllokohen në bregdete.

Autoritetet bllokuan hyrjen në plazhin Williams gjatë fundjavës, pasi kishte thatësira të mëdha, temperatura të larta dhe erëra që forconin flakët që ishin vetëm 15 kilometra larg.

Sot, kishte vetëm disa vizitorë në atë zone dhe rrugët ishin plotësisht bosh. Në rrugët e ngushta të qytetit të vogël, ku vizitorët rreshtohen normalisht me makinat e tyre, sot kishte vetëm automjete në pronësi lokale.

“Ne vijmë çdo vit, kurrë nuk e kemi parë këtë zonë si tani. Normalisht është një humbje”, tha Jemima Albrecht, një mësuese 31 vjeçare nga Bendigo në shtetin e Victoria, duke shtuar se zjarret kanë bllokuar rrugën e kthimit.

“Ishte më e sigurt për ne të qëndronim këtu”, shtoi Albrecht.

Zjarret u kanë marrë jetën 25 personave gjatë kësaj vere në Australi dhe kanë djegur më shumë se 80 milion hektarë, si edhe dhe kanë shkaktuar dëme ose shkatërrim të plotë në mijëra shtëpi dhe probleme në rrjetin e energjisë elektrike dhe telekomunikacionit.

Anijet e marinës evakuuan mijëra pushues dhe banorë nga qyteti bregdetar i Malacuta, ku 4,000 njerëz në fakt shkuan atje në natën e Vitit të Ri, për të shpëtuar nga zjarret e zonave pyjore./Pështati nga kathimerini.gr, CNA.al

10:32 Kosova & Bota

Ndryshim në Kroaci

Socialdemokrati, Zoran Milanoviç do të jetë presidenti i ri ...

Lajmet e fundit nga