LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia u bën ‘namin’ shoferëve në Tiranë/ 1150 masa ndëshkuese, hiqen dhe 48 patenta

7 Janar 2020, 15:41, Kronika CNA
Policia u bën ‘namin’ shoferëve në Tiranë/ 1150

Policia Rrugore, ka vijuar kontrollet kundër shoferëve problematikë, të cilët drejtojnë mjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi tej normave të caktuara.

Vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, mësohet se janë kapur në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

?Krahas kontrolleve me pajisjet speciale, edhe shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të Tiranës po monitorojnë dhe verifikojnë të gjitha shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore dhe si rezultat janë dokumentuar dhe proceduar 78 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimin e tyre, 126 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë vendosur 1150 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia e Tiranës prej kohësh tashmë vijon kontrollet rutinë dhe evidenton shoferët problematikë. Blutë e kryeqytetit i kanë bërë apel shoferëve problematikë që të mos lëvizin me shpejtësi, por radari gjithmonë ka kapur ?çmenduri?. Gjobat e vendosura kanë qenë të shumta dhe mijëra shoferëve u janë hequr patentat?, thuhet më tej në njoftimin e policisë./CNA.al

TiranëVijon kontrolli i alternuar duke përdorur aparatet e matjes së shpejtësisë dhe nivelit të alkoolit, në të gjitha rrugët e vlerësuara me risk të lartë, kryesisht për aksidentet rrugore mjet me këmbësor, që shkaktohen nga shpejtësia mbi normat e lejuara, mosdhënia e përparësisë ndaj këmbësorëve, drejtimi i mjeteve pas përdorimit të alkoolit apo pa leje drejtimi dhe shkelje te tjera.Vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, nga kontrollet parandaluese në segmentet më të ekspozuara ndaj ngjarjeve rrugore, janë kapur në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me leje drejtimi.Gjithashtu, nga përdorimi i aparateve të matjes së shpejtësisë në rrugët urbane dhe ato interurbane janë konstatuar dhe pezulluar 48 leje drejtimi, nga të cilat 34 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 10 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.Krahas kontrolleve me pajisjet speciale, edhe shërbimet e tjera të Policisë Rrugore të Tiranës po monitorojnë dhe verifikojnë të gjitha shkeljet e tjera që janë burim i shtuar për aksidentet rrugore dhe si rezultat janë dokumentuar dhe proceduar 78 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie këmbësorëve në vendkalimin e tyre, 126 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, si dhe janë vendosur 1150 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 7. Januar 2020

Lajmet e fundit nga