Connect with Us

Plas keq mes Metës dhe Manjanit/ “Atë djalë e bëra ministër Drejtësie”

Politikë

Plas keq mes Metës dhe Manjanit/ “Atë djalë e bëra ministër Drejtësie”

Publikuar

-

Ka degjeneruar në akuza të ndërsjellta “marrëdhënia” mes Ilir Metës dhe Ylli Manjanit.

Teksa ky i fundit e kritikoi për qëndrimin ndaj ambasadorëve, Meta ia ka përplasur në studio Ylli Manjanit duke pohuar se ai e bëri ministër Drejtësie, atëherë kur nuk e bënte askush.

“Sipas kësaj llogjike, i bie që Rama apo qeveria ka qenë e prirur për marrëveshje, diskutime apo negociata me opozitën por ka munguar roli i Presidentit, kur dihet qartë që Presidenti ka bërë gjithçka.

Një herë i mblodhi Ilir Meta ato ambasadat, që paska merak ky, sepse unë e di e mirë sesa i ka respektuar kur ka qenë ministër Drejtësie. Një herë i mblodhi Ilir Meta dhe u bë konsensusi për 5 minuta.

Ilir Meta i ka gjërat e drejta, shikon interesin kombëtar, shikon Kushtetutën. Dhe anullimin e datës së zgjedhjeve Meta e bëri për të gjetur një mundësi dialogu.

Zotëria që doli, foli aty, ka qenë një nga nxitësit kryesor të ikjes së opozitës nga parlamenti. Dhe mbas disa muajsh pse dolët ju nga Parlamenti, si dolët nga Parlamenti?

Çfarë interesi kam unë të sulmoj ambasadorët! Është detyra ime t’u tregoj vendin atyre.

Ai djali e di shumë mirë dhe të mos përdoret për të dëmtuar reputacionin e Ilir Metës, se Ilir Meta e ka bërë ministër Drejtësie, kur nuk e bënte askush atë.”/ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE