Connect with Us

Përplasja Meta-Dvorani/ Avokatja e Popullit në krah të Presidentit

Politikë

Përplasja Meta-Dvorani/ Avokatja e Popullit në krah të Presidentit

Publikuar

-

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca ka qenë pjesë e emisionit “Përballë”, në TVSH, ku ndër të tjera është diskutuar edhe përplasja mes kreut të KED-së, Ardian Dvorani dhe presidentit të Republikës, Ilir Meta, por dhe për procedurat e nisura nga Parlamenti për shkarkimin e këtij të fundit. Si për njerën dhe për tjetrën çështje, Ballanca ka qenë në krah të Metës.

Sipas Ballancës, veprimet e kreut të KED-së kanë kufizuar mundësinë e Presidentit për të zgjedhur anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

“Këshilli me këto dërgesat në mënyrë të menjëhershme dhe kohë të ndryshme ia kufizoi  edhe më tej mundësinë e zgjedhjes midis këtyre anëtarëre që ne kishim”, tha Avokatja e Popullit, duke shprehur shqetësim edhe sa i përket mungesës së burimeve njerëzore në plotësimin e vakancave në institucionet e reja të drejtësisë.

Sa i përket procedurave të nisura nga Parlamenti për shkarkimin e presidentit Meta, Avokatja e Popullit rreshtohet në krahun e Presidentit.

“Pavarësisht se në gjykimin tim kompetencat e Presidentit ishin interpretuar në një mënyrë të zgjeruar, ajo nuk përbën një shkelje të rëndë. Në mjaft raste edhe Kuvendi ka përdorur të njëjtën praktikë. Ka bërë edhe ç’emërime të personave që i ka emëruar Kuvendi, duke e marrë të mirëqenë që institucioni që ka të drejtën e emërimit, ka edhe të drejtën e ç’emërimit”, ka vlerësuar Erinda Ballanca./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE