Connect with Us

Përparim Kabo i nxjerr bojën publikisht ministres/ Sa keq! Ti nuk e njeh Sandër Prosin

Kultura

Përparim Kabo i nxjerr bojën publikisht ministres/ Sa keq! Ti nuk e njeh Sandër Prosin

Publikuar

-

Profesor Përparim Kabo ka reaguar lidhur me komentin e ministres së Kulturës Elva Margariti në 100 vjetorin e Lindjes së aktorit të madh Aleksandër Prosi në 100 vjetorin e Lindjes së aktorit.

“Kur ishim fëmijë shumë prej nesh mendonin se ai burri i urtë me mjekër të bardhë, në filmin “Nëntori i Dytë”, ishte me të vërtetë Ismail Qemali. Nuk do të kishte qenë kështu, pa lojën e mrekullueshme të aktorit Sandër Prosi, të cilin e kujtojmë sot në 100-vjetorin e lindjes. Nuk kishte rol të madh apo të vogël për të, ai dinte se si të ishte protagonist, duke mishëruar në mënyrë të përkryer karaktere nga më ekstremet, që nga burri i shtetit te hamalli, nga profesori te luftëtari. Sandër Prosi na ka lënë pas një galeri të rrallë personazhesh, një shkollë aktrimi, një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj”, shkruante Margariti në postimin e saj.

Ndërkohë nuk ka munguar as komenti i profesor Kabos i cili i ka nxjerrë “bojën” ministres teksa i thotë se dikush tjetër e ka njoftuar për këtë përvjetor të 100 pasi postimi i saj ishte bërë nga ora 15:00.

Kabo nuk ndalet me kaq duke i thënë ministres se ndihet i ligështuar sesi një minister kulture është kaq e varfër në vlerësimin e një aktori të këtyre përmasave.

Më tej Kabo shkruan se nëse Sandër Prosi do të ishte gjallë dhe do të takonte ministren, kjo e fundit do të skuqej nga pafuqia e saj përballë kulturës së tij.

“Po lexoj këtë shënim tuaji zonja Ministre dhe Fb tregon se e ke hedhur para 8 oresh, pra diku nga ora 15, dhe e kuptoj pse , dikush të ka njoftuar për këtë datë dhe për këtë përvjetor te 100. Formulimi do doja të mos jete i juaji por i ndonjë punonjësi që meret me faqën, sepse nëse është i juaji, unë ndjehem i ligështuar se si një ministre kulture të jetë kaq e varfër në vlerësimin e një aktori të këtyre përmasave…Ajo hyrja se kur kemi qenë fëmijë…mendonim se Ismail Qemali ishte Aleksandër Prosi, nuk i shkon kësaj stature…Ju keni treguar me këtë formulim se as e njihni cili është Sandër Prosi, ku studjoi dhe për çfarë, si u lidh me teatrin, cilët janë rolet në repertorin Shekspirian, çfarë ka luajtur nga letërsia botrore dhe ajo shqiptare dramaturgjike, cili është kontributi në kinematografi dhe çfarë profili karakterial ai krijoi…

LEXO EDHE:  Fitorja e Netanjahut, mesazh i keq

Ju flisni për 100 vjetorin e tij me një lehtësi sikur të flisni jo për një kollos të skenës por për një aktor çfardo. Ju duhet ta nisnit sot ditën e punës me këtë ngjarje. Ju duhet të organizonit një aktivitet. Ju duhet të kishit sot një botim special me foto të tij nëpër role. Ju duhet se paku të kishit organizuar sot një aktivitet përkujtimor…Ju nuk bëtë asgjë asgjë thjesht i thatë dikujt t’ju bënte një tekst dhe t’Ju gjente edhe një foto…Sa keq.

Po a mendoni ju se si do kujtohej 1oo vjetori i Iv Montan në France apo Lorenc Olivierit në Angli, Mastrojanit në Itali apo një aktori të shquar spanjoll suedes apo kudo në botë…Me fal zonja ministre, por kjo sjellje vetëm kulture nuk është, është thjesht një adet në Fb…sa keq. Po të ishte Sander Prosi gjalle dhe të takoheshe me të ju do skuqeshit nga pafuqia juaj përballë kulturës së tij”, shkruan Kabo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

“Parasite”, filmi Koreano-Jugor shkruan historinë në Oscar 2020/ Lista e plotë e çmimeve

Publikuar

-

Nga

Në edicionin e 92-të të Academy Awards, filmi korean “Parasite” ka shkruar historinë, duke triumfuar me katër çmime Oscar.

Filmi koreanojugor ka hyrë në histori duke u bërë filmi i parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscar në kategorinë e filmit më të mirë.

Renee Zellweger fitoi aktoren më të mirë për interpretimin e Judy Garland në Judy. Joaquin Phoenix u zgjodh aktori më i mirë për Joker.

Brad Pitt dhe Laura Dern grumbulluan çmimet e aktrimit mbështetës për rolet e tyre në Once Upon A Time në Hollyëood dhe Martesa Story .

Brad Pitt fitoi Oskarin e parë të aktrimit të karrierës së tij. Ka marrë trofeun për aktorin më të mirë mbështetës rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino.

Phoenix, u shpall si aktori më i mirë për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin “Joker” gjithashtu përdori podiumin për të dërguar një mesazh të përzemërt për gjendjen e botës, duke thënë se aktorët kanë fuqinë të japin një “zë për pazëshmëve”.

Sir Elton John dhe partneri i shkrimit të këngëve Bernie Taupin fituan këngën më të mirë origjinale (I’m Gonna) Love Me Again nga Rocketman. Është Oskari i dytë i Sir Elton, 25 vjet pasi fitoi për The Lion King.

Kompozitoria i Joker, Hildur Gudnadottir u bë fituesja e parë femër me rezultatin më të mirë origjinal që nga 1998.

American Factory, filmi i parë nga ndërmarrja prodhuese e Barack dhe Michelle Obama, u emërua filmi më i mirë dokumentar.

LEXO EDHE:  E vërteta e vdekjes së aktorit të madh Sandër Prosi në sheshxhirim/ Flet djali i tij

LEXO EDHE:  Dëgjo ti moj kurtizane e oborrit të Rilindjes/Nga Denion Meidani

Ish-futbollisti amerikan i futbollit Mattheë A Cherry, fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar “Hair Love” dhe ia dedikoi çmimin basketbollistit të ndjerë dhe fituesit të fundit të Oskarit, Kobe Bryant.

Filmat më të vlerësuar sipas numrit të “Oscar”:
Parasite – 4
1917 – 3
Ford vs Ferrari – 2
Joker – 2
Once Upon A Time in Hollywood – 2

Lista e plotë:
Fotografia më e mirë:
“Parasite”
Regjisori më i mirë:
Bong Joon Ho, “Parasite”
Aktori më i mirë:
Joaquin Phoenix, “Joker”
Aktorja më e mirë:
Renée Zellweger, “Judy”
Aktori i dytë:
Brad Pitt, “Once Upon a Time … in Hollyëood”
Aktorja e dytë:
Laura Dern, “Marriage Story”
Skenari origjinal:
“Parasite”
Skenari i përshtatur:
“Jojo Rabbit”
Filmi ndërkombëtar më i mirë:
“Parasite” (South Korea)
Filmi i animuar më i mirë:
“Toy Story 4”
Tingujt më të mirë:
“Ford v Ferrari”
Efektete visuale:
“1917”
Editimi i filmit:
“Ford v Ferrari”
Filmi i animuar më mirë:
“Hair Love”
Aksioni “Live” më i mirë:
“The Neighbors’ Window”
Dokumentar i shkurtër:
“Learning to Skateboard in a Warzone (If You’re a Girl)”
Dizanji:
“Once Upon a Time … in Hollywood”
Kinematografia:
“1917”
Kostumografia:
“Little Women”
Makeup :
“Bombshell”
Origjinaliteti:
“Joker”
Origjinaliteti i muzikës:
“(I’m Gonna) Love Me Again” from “Rocketman”
Dokumentari:
“American Factory”
Miksimi i këngës:

“1917”

Për më shumë shihni galerinë e mëposhtme:

 

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Ngushëllohej me muzikën e vet”, Mbesa e Nexhmije Pagarushës flet për luftën me sëmundjen

Publikuar

-

Nga

Ikja e Nexhmije Pagarushës ka tronditur dhe prekur popullin shqiptar dhe jo vetëm familjen e saj.

Mbesa e Nexhmijes tha disa fjalë prekëse gjatë homazheve që u zhvilluan në Teatrin e Kosovës, duke përlotur të pranishmit.

Ajo tregoi se gjatë dy viteve që ka luftuar me sëmundjen e rëndë, Nexhmija ngushëllohej me muzikën e saj.

“Për të ishte familja çdo herë në vend të parë të cilën sipas mundësive që ka pas e përkrahte gjithmonë. Gjithmonë ka qenë e mirë dhe e kujdesshme, na ka mësuar që të jemi te pavarura, të zonja dhe të emancipuara dhe na dha shumë dashuri. Dy vitet e fundit nuk ishin të lehta pasi mosha e bëri të veten, në kohë kur nuk ishte mirë ngushëllohej me muzikën e vet”, u shpreh mbesa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

U nda nga jeta dy ditë më parë/ Nisin homazhet për Nexhmije Pagarushën

Publikuar

-

Nga

Nisin homazhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës për ikonën e skenës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.

Mësohet se Ministria e Kulturës ka organizuar homazhe në Teatër. Rreth orës 11:00 do të mbahet një akademi Përkujtimore dhe më pas Teatri Kombëtar do të nisë kortezhin.

Varrimi i bilbilit të Kosovës do të bëhet në orën 14:30, në Pagarushë të Malishevës, ndërsa mbrëmë në Malishevë u ndezën qirinjtë në shenjë nderimi, pranë muzeut të qytetit.

LEXO EDHE:  Përparim Kabo “shuplakë” pedagogëve/ Mos bëni teatër

LEXO EDHE:  Dëgjo ti moj kurtizane e oborrit të Rilindjes/Nga Denion Meidani

Kujtojmë se ikona e skenës shqiptare humbi jetën në moshën 86 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE