Politikë
Paloka tregon dy arsyet pse u bë “armëpushim” nga PD me Ramën

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në një intervistë për “Koha Jonë” ka analizuar aksionin e opozitës për vitin që lamë pas dhe strategjinë që do të ndiqet gjatë vitit 2020.
Sipas Palokës, PD dhe opozita nuk është “kundër përballjes me një pushtet të krimit”, por për shkak të çështjes së negociatave me BE dhe tërmetit të 26 nëntorit, “opozita u detyrua të bëj dy “armëpushime” për interesa madhore, por nuk ka bërë kurrë paqe me Ramën”.
“Në gjysmen e vitit të shkuar, opozita u detyrua të bëj dy “armëpushime” për interesa madhore, por nuk ka bërë kurrë paqe me Ramën.
Vendimi i BE për të mos i hapur negociatat Rames dhe vendosja e 9 kushteve si detyrim ndaj qeverisë, por dhe me një kërkesë për angazhim të opozites në realizimin e reformës zgjedhore solli “armëpushimin” e parë. Më pas katastrofa që shkaktoi tërmeti i 26 nentorit e angazhoi opozitën në detyra të natyrës humanitare.
Pra siç thashë, nuk ka patur kurrë asnjë tërheqje të opozitës në qëndrimet e saj ndaj kësaj qeverie, aq me tepër kur “Rama Ik” është bërë tanimë lajtmotiv i shumicës së shqiptarëve që jehon nga rruga, në stadiume e kudo!”
I pyetur se cila është mënyra sesi mund të rrëzohet Edi Rama nga pushteti, Paloka shprehet: “Në se më pyet për bindjen time personale, unë kam bindjen që Rama kurrë nuk do të lejojë me vullnetin e tij që shqiptarët të zgjedhin lirisht e në mënyrë demokratike, prandaj për t’ju krijuar këtë mundësi shqiptareve Rama duhet detyruar edhe me forcë!”, është shprehur Paloka për “Koha Jonë”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...