Connect with Us

“Nuk ka as para dhe as plan për banesa”/ Avokati jep alarmin, çfarë do të ndodhë me mijëra të pastrehë

Politikë

“Nuk ka as para dhe as plan për banesa”/ Avokati jep alarmin, çfarë do të ndodhë me mijëra të pastrehë

Publikuar

-

Avokati Altin Goxhaj iu ka drejtuar një mesazh personave që kanë mbetur të pastrehë, për shkak të tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, avokati apelon qytetarët të marrin fatin e tyre në dorë, sepse sikurse e thekson ai, qeveria nuk ka as para dhe as plan për rindërtimin e shtëpive të tyre.

Sipas Goxhajt do të shohim vetëm shoë në ERTV me ndonjë familje tek tuk dhe mijëra të tjerë do të vijojnë të mbeten të pastrehë.

“T’u shpjegojë dikush të pastrehëve të tërmetit që të marrin fatin e tyre në dorë (të bëhen realistë) sps duke e lënë në duart e Ramës zeje se e kanë hudh në plehra! Nuk ka as para e as plan e as para për shpija! Maksimumi do i mbajnë me miniqera ca kohë, nja 100 familjeve (1-2 në javë spektakël në ERTV) do u jepen çelësa minishtëpish (nga 1 dhomë druri apo teneqesh).

Duke e lënë veten në pritje të shpijave të Ramës do ngjajnë si lulzimsat që rrinë me vite në pritje të ardhjes së Lylit në pushtet që t’i fusë në punë ndërkohë që mund të kishin bërë ndonjë gjë më të dobishme me jetën e tyre.. si psh të kishin hudh Lylin në Lanë dhe të nesërmen të hidhnin edhe Edverin (s’do kish kush t’i pengonte)..

LEXO EDHE:  Mbledhje qeverie në hotel privat/ Cili zyrtar mund të shkojë për kontroll tatimor

Kujtesë: Janë mijëra e mijëra familje që s’kanë ku të jetojnë më!”-shkruan Altin Goxhaj në postimin e tij./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Protesta e banorëve të ‘Astirit’/ Goxhaj: Do të jepja edhe pikën e fundit të gjakut

LEXO EDHE:  Raporti i DASH për Shqipërinë/ LSI 'sulmon' Qeverinë

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Raporti i DASH për Shqipërinë/ LSI ‘sulmon’ Qeverinë

LEXO EDHE:  Pasojat tragjike të tërmetit/ Nëntë të arrestuarit dalin para gjykatës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Avokati denoncon skandalin/ Rama grabit dyqanet, të ndërtojë pallat për oligarkët

LEXO EDHE:  Pasojat tragjike të tërmetit/ Nëntë të arrestuarit dalin para gjykatës

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE