Connect with Us

“Mund të përballem në studio me Ramën dhe Dvoranin”/ Shpërthen Meta

Politikë

“Mund të përballem në studio me Ramën dhe Dvoranin”/ Shpërthen Meta

Publikuar

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Tempora”, u shpreh se mund të përballet publikisht në studio me Edi Ramën dhe Ardian Dvoranin, pasi i ka qëndruar besnik Kushtetutës në çdo pikë, pavarësisht se kjo e fundit është shkelur disa herë nga të tjerët.

“Unë kam një kushtetutë dhe me atë kushtetutë dal këtu në studio para teje edhe me Edi Ramën, edhe me Ardian Dvoranin që pavarësisht përplasjeve që kemi, nuk e kam problem të dal këtu dhe me ndërkombëtarët”, tha Meta.

Meta vazhdoi më tej me argumentin se situata politike në Shqipëri është përkeqësuar. Reforma në Drejtësi është në rregull sipas Kushtetutës, mirëpo kjo e fundit është shkelur në mënyrë sistematike.

LEXO EDHE:  Kokëdhima "kërcënon" Ramën/I paaftë! Nëse zjarri hyn në Parkun e Llogarasë ...!

“Nuk mund të pranoj më kompromise që të trajtohet si leckë kushtetuta e Shqipërisë. Prandaj jemi në këtë gjendje ku më keq nuk ka. Reforma sipas kushtetutës është në rregull, por është shkelur kushtetuta në mënyrë sistematike. Ajo u votua dhe garantonte një Reformë në Drejtësi të pavarur, kjo që po ndodh tani është një tmerr, kemi të bëjmë me rrëmbim”, u shpreh Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës paralajmëron Ramën/Çfarë të pret! Vetëm pak orë na ndajnë nga …!

LEXO EDHE:  Meta ironizon Ramën/ Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Video-Rama habit në samitin e Triestes/ Cili është detaji që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve

LEXO EDHE:  Largimi i Xhafajt/ Rama kundër SHBA-ve?

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE