LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mos prisni çdo gjë nga Presidenti”/ “Dorëzohet” Meta

7 Janar 2020, 21:20, Politikë CNA
“Mos prisni çdo gjë nga Presidenti”/

?Nëse do prisni çdo gjë nga Presidenti, do më vini në një pozicion të vështirë?. Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emision ?Open?, duke theksuar se ai i ka bërë detyrat e tij, në mënyrën më korrekte të mundshme.

?S?mund të marr përsipër të bëj gjëra që janë jashtë kompetencave të mia dhe jashtë mundësive të mia.

Ky është një vend që ka qeveri, që ka opozitë, që duhet të këtë Parlament, që duhet të ketë organe të Drejtësisë, që duhet të ketë shoqëri civile, që duhet të ketë media të pavarura.

Presidenti ka bërë dhe do të bëjë detyrat e tij në mënyrën më korrekte dhe më të përgjegjshme.

Unë përditë komunikoj me qeverinë, vërtet nuk takohem por çoj shkresa, kërkoj informacione përditë, përmbush detyrimet e mia.

Shoqëria civile duhet të mbajë përgjegjësite e veta dhe të mos presë se çfarë do të bëjë Presidenti, por të rrisë frymën e kërkesësë së llogarisë kudo dhe në çdo ambjent për të mbrojtur të drejtat e tij.?/CNA.al

Lajmet e fundit nga