LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Metës nuk i del inati/ 5 pyetje për komisionin e Venecias edhe nga Presidenti

7 Janar 2020, 20:29, Politikë CNA
Metës nuk i del inati/ 5 pyetje për komisionin e Venecias edhe nga

Mazhoranca ka dërguar, sot, për interpretim në komisionin e Venecias, dekretin e Presidentit për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese.

Por, pas kësaj, ashtu siç kishte paralajmëruar dhe më herët, Meta duket se do të hidhet menjëherë në veprim.

Në emisionin, ?Tempora?, ai theksoi se meqenëse se ata e bënë këtë gjë, edhe ai do i drejtojë Venecias pyetjet e tij.

?Kjo është një gjë fare normale, dhe sikurse e kam konfirmuar dhe më parë, dhe unë si President do t’i drejtoj pyetjet e mia Komisionit të Venecias lidhur me dy emërimet që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë.

E kam bërë të qartë, nëse ata do bëjnë këtë veprim, atëherë unë do të bëj këtë veprimin tjetër sepse është e qartë që jo vetëm në rastin e parë, Presidenti ka patur të drejtë. Kjo kërkesë është më shumë një përpjekje për të marrë në mbrojtje personin kryesor përgjegjës, që është përdorur për të shkelur Kushtetutën dhe ligjin, zotin Dvorani për të cilin ka dhe një kallzim në Prokurori nga ana e Presidentit dhe sigurisht është një përpjekje për të mbajtur një çështje të shpikur, pasi nuk ekziston asnjë shkelje kushtetuese për rastin në fjalë nga Presidenti i Republikës.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga