LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i jep të drejtë Ramës/ “Për mbajtjen e zgjedhjeve vendos PS”

7 Janar 2020, 21:30, Politikë CNA
Meta i jep të drejtë Ramës/ “Për mbajtjen e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta u shpreh se Rama ka të drejtë kur thotë se “për mbajtjen e zgjedhjeve vendos PS”, por socialistë duhet të marrin parasysh edhe koston politike për zgjatjen e kësaj krize.

?Ka të drejtë. Zgjedhjet bëhen një herë në katër vjet. Nuk mund të them që nuk vendos PS. Praktikisht ka vullnetin e saj, shumicë të mjaftueshme për të qëndruar dhe thirrur zgjedhje për çdo lloj arsyeje. Por do të ishte në interesin e vendit që PS të mos shmangej nga objektivi kryesor për të cilin dhe është votuar, integrimin europian.

Opozita ka përgjegjësitë e saj, por PS duhet të vendosë në një balancë më të mirë interesat e vendit në një plan më afatgjatë sesa të bëjë një lojë pushteti dhe lojë nervash me opozitën dhe mbi të gjitha me qytetarët.

Vendi ka nevojë për legjitimitet të institucioneve. Ky parlament për faj të PS dhe të opozitës nuk e ka legjitimitetin.

Shiko sa deputetët ka kuvendi dhe shikojë në Kushtetutë sa është numri i përfaqësuesve?./CNA.al

Lajmet e fundit nga