Connect with Us

Me sytë nga “tepsia e pushtetit”/ Miliarderja Kryemadhi “vajton” taksat e qytetarëve

Politikë

Me sytë nga “tepsia e pushtetit”/ Miliarderja Kryemadhi “vajton” taksat e qytetarëve

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, duket se e ka shumë të vështirë qëndrimin larg ‘tepsisë” së pushtetit.

Të paktën këtë la të kuptohej, një ditë më parë ndërsa ishte e ftuar në emisionin Top Talk.

Sipas saj djegia e mandateve ishte veprimi më i mirë që bëri Opozita, pasi u ndërgjegjësuan qytetarët.

Nuk dimë se  për cilët qytetarë e ka fjalën Kryemadhi, nëse kujtojmë këtu dështimet me protestat.

Qytetarët janë të ndërgjegjësuar prej kohës, që jo vetëm Edi Rama, por edhe Kryemadhi dhe shpura e saj, duhej të jenë jashtë politikës. Për më tepër të japin llogari për të këqijat që iu kanë shkaktuar qytetarëve dhe këtij vendi.

Bëmat e LSI-së, si pjesë e tepsisë së pushtetit, janë të shumta, aq sa kanë përfunduar deri në organet e drejtësisë, por Kryemadhi nuk heq dorë nga “vajtimi” për qytetarët.

Vijon me të njëjtën melodi, kur partia që ajo drejton është braktisur dhe po braktiset çdo ditë e më shumë, nga të vetët.

LEXO EDHE:  Tryeza e Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Presim propozime nga PD, kanë vetëm deklarata politike

Në këto rrethana, Krymadhi, kujtohet për zhvatjen e taksave të qytetarëve, por nga ana tjetër nuk shpreh ndonjë gatishmëri për të dhënë llogari për këtë zhvatje.

Duke përdorur reformën zgjedhore si kusht për dialog me kryeministrin propagandistik Edi Rama, në mënyrë të tërthortë, Kryemadhi bën thirrje për bashkëpunim.

Ajo shkon më tej duke thënë se financimi i partive politike, nuk duhet të bëhet më me taksat e qytetarëve.

“Ne kemi një qëndrim ndryshe për sa i përket financimit të partive politike. Nuk jemi dakord që të financohen nga buxheti i shtetit partitë politike. Besoj që taksat e shqiptarëve mezi dalin për arsimin dhe shëndetësinë. Kanë kodistacionet e kryetarëve të partisë dhe kjo është e mjaftueshme”, është shprehur dje Monika Kryemadhi, e cila për t’i shpëtuar burgut kanë nisur me kohë për të shitur pasuritë e dyshimta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Shënim/Rama dhe dy veglat e tij që i zgjasin pushtetin

LEXO EDHE:  Ska më dyshime, Basha-Kryemadhi drejt një bashkimi opozitar

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Pas takimit me eurodeputetët/ Kryemadhi: Përgatituni për zgjedhjet e parakohshme

LEXO EDHE:  Banda e LSI-së si shpëtim për Kuvendin e Bashës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Tryeza e Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri: Presim propozime nga PD, kanë vetëm deklarata politike

LEXO EDHE:  Banda e LSI-së si shpëtim për Kuvendin e Bashës

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE