LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Me qeverinë do marrë fund edhe tepsia”/ Manjani tregon rrugën për të konkurruar në politikë

7 Janar 2020, 08:36, Politikë CNA
"Me qeverinë do marrë fund edhe tepsia”/ Manjani tregon

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se cilido individ apo parti që që mendon se do bëjë një grup shokësh për të mbledhur një thes votash, për të kapë ndonjë zyrë pushteti ka gabim.

Sipas Manjanit, nuk ka për të qenë si më parë pasi bashkë me qeverinë e tepsinë do të marrë fund edhe vetë tepsia.

?E vetmja rrugë mbetet që kush do të konkurrojë në politikë duhet të konkurojë me ide, programe e pse jo projekte konkrete. Dhe vend për ide e për politikë idesh ka sa të duash.
Nuk bëhet më politikë me fjali që shprehen gjysma me fjalë e gjysma me gjeste. As politikë me vende pune në këmbim të votës, nuk mund të ketë. Tepsi, favore e vende pune jep qeveria dhe ja si është katandisur. S?ka as qen për emergjenca?, shkruan Manjani.

Sipas tij, kush do të bëjë politikë duhet të dalë nga llogjika e favoreve të tepsisë që përfaqësohet denjësisht nga qeveria e sotme./CNA.al

Lajmet e fundit nga