Connect with Us

Mazhoranca kërkon “kokën” e Presidentit/ Meta: S’kam frikë për veten. Po shpopullojnë Shqipërinë!

Politikë

Mazhoranca kërkon “kokën” e Presidentit/ Meta: S’kam frikë për veten. Po shpopullojnë Shqipërinë!

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, duke folur për përplasjen me mazhorancën, i ka mëshuar edhe njëherë faktit se nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese.

I ftuar në “Tempora”, Meta u shpreh se nuk është shqetësuar për fatin e tij politik, sepse atë e ka zgjidhur vetë, por për Shqipërinë që po shpopullohet.

“Unë flas sipas Kushtetutës. Kryeministri thotë që kam folur me partnerët. Ne Kushtetutën e kemi së bashku, edhe me partnerët.

Nëse Gjykata Kushtetuese do më shkarkojë mua do të tregojë shkatërrimin e saj. Pse do më shkarkojë? Kam bërë tradhti ndaj atdheut? Më thoni çfarë shkelje kam bërë? Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda.

Për shembull, kur vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë. Apo edhe të Kosovës se, ne, i kemi detyrim edhe ata megjithëse ka pasur tentativa. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik.

LEXO EDHE:  Negociatat Shqipëri-Greqi/ Ish-Presidenti: Në shkelje flagrante të Kushtetutës

Nuk i kam marrë asnjë kompetencë askujt. Kriza këtu është artificiale. Shqetësimi im nuk është fati im sepse atë e kam zgjidhur unë. Unë kam problemin te Shqipëria, që po shpopullohet”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Liria e medias nuk mbrohet dot në zyrën e Ilirit

LEXO EDHE:  Meta: Do nxisim punesimin

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Meta: Do nxisim punesimin

LEXO EDHE:  “Europa skeptike për negociatat”/ Lubonja akuza Ramës

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE