Connect with Us

Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, akt i shembullit të keq

Politikë

Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, akt i shembullit të keq

Publikuar

-

Ish-ministti i Bujqësisë, Edmond Panariti e ka cilësuar kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria, si shembullin më të keq procedurial.

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan se OSBE në qendër të misionit të saj ka lirinë e shprehjes, zgjedhjet e lira, etj. Ndërsa, sipas tij Shqipëria nuk ka asnjëren prej këtyre.

“Kryesimi i OSBE-se, nga Shqipëria mbetet nje akt procedural i shembullit te keq!

Asnjë nga të 57 vendet anëtare të kësaj organizate, nuk ka “situatë shqiptare” .Sepse asnjë nuk ka mungesë të gjykatave supreme (kushtetuese dhe të lartë), nuk ka parlament monopartiak, nuk ka votime me një parti, nuk ka raport të ODIHR-it të OSBE-së që i deligjitimon këto votime, nuk ka shtypje të fjalës së lirë me ligj nën pretekstin e shpifjes. Vini re! Ne qendër të misionit të kësaj organizate janë liria e shprehjes, shtypit dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, pluraliste dhe demokratike.. Tani përfytyroni ministrin e jashtëm tonin të predikoje ruajtjen dhe zbatimin e këtyre parimeve dhe vlerave te të tjerët anëtare të organizatës!”-shkruan Panariti në postimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sot mblidhet Kuvendi/ Opozita interpelancë me ministrin Lleshaj

Publikuar

-

Nga

Sot në orën 10: 00 Kuvendi i Shqipërisë pritet të zhvillojë seancën e plenare të radhës.

Opozita e re ka kërkuar një interpelancë me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshaj për kriminalitetin në vend, Vettingun në Polici dhe për protestat.

Kujtojmë së në seancën e kaluar në datën 3 shkurt, u zhvilluan tre interpelanca me ministrat.

Rendi i ditës:

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “kryqëzojnë” Ramën/ Kryeministri zhgënjen edhe simpatizantët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama vazhdon “ritualin” e tij të mëngjesit duke publikuar fjalë të shenjta në profilin e tij në rrjetet sociale.

“Ngri fjalët jo zërin. Është shiu që i rrit lulet, jo bubullima”, kjo është shprehja e publikuar nga Rama.

Por ajo që bie në sy janë komentet që qytetarët e ndryshëm i shkruajnë kryeministrit. Ata ndihen të zhgënjyer dhe të lodhur nga Rama, teksa i thonë se s’po bën asgjë tjetër perveç fjalëve.

“Zoti Kryeministër me duket se ke ndrru profesion. Pse s’po bëhesh Poet më mire, e leje Politiken se fort kohen e fundit ja ki huq. E ke humbur simpatin nga Kosovaret me levizjet e fundit Qe i ke bërë, ke gabur ne hapa ne Basketboll, topin ta ka marrë Vuqiq edhe pse po mundohet Albini te pasoj te ti”, shkruan një komentues.

LEXO EDHE:  Borchard i nxori gishtin e mesit protestuesve/ OSBE nis hetimet për ambasadorin

LEXO EDHE:  Panariti në Itali/ Marrëveshje bashkëpunimi në bujqësi dhe peshkim

Një tjetër qytetar shprehet: Edo leri kto fjal te cmuara tani se nuk na duhen.por bej na nje gje per ket Popull. Unë jam simpatizanti jot, por më zhgëjen me duket se do ta mari Luli (gjinoja)kokrren e figut dhe pastaj shqiperin(marigon)e mori gjith dynjaja.

Gjithashtu nuk kanë munguar edhe komentet për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Z. Kryeminister, ose me Albinin ishit te zymt ne shumicen e fotografive qe pam, gjuha e trupit thoshte diqka tjeter me ate gjuhen qe folet ! Sigurisht se te ra ndermend qe Albini nuk eshte Ramush”, shkruan komentuesi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së uron Ilir Metën për zgjedhjen President

LEXO EDHE:  Blushi sulmon ndërkombëtarët: Dhunuesit flasin më shumë se viktimat

 

LEXO TE PLOTE