Connect with Us

Kosovarët e vënë me shpatulla pas murit/ Presidenti: Inicimi i minishengenit, i sforcuar

Politikë

Kosovarët e vënë me shpatulla pas murit/ Presidenti: Inicimi i minishengenit, i sforcuar

Publikuar

-

Qëndrimi neutral i Metës në raport me iniciativën e minishengenit ballkanik ka shkaktuar pikëpyetje në Kosovë.

“Pse erdhi kjo situatë e raporteve politike Shqipëri-Kosovë dhe pse Presidenti i Shqipërisë po qëndron anash pavarësisht se ka kompetenca për të qenë më aktiv?”, e pyeti Metën gazetarja nga Kosova.

Meta nga ana e tij u shfajësua duke përsëritur se  ai i mbështet nismat rajonale, por në rastet kur nuk hapin debate dhe polemika. Duke thënë se nuk ka dashur t’i hedhë “benzinë zjarrit” për të provokuar komente, Presidenti u shpreh se sovraniteti i Kosovës për Shqipërinë është i padiskutueshëm. Në fund, Meta deklaroi se sipas tij, inicimi i minishengenit është i sforcuar dhe nuk pritet ndonjë rezultat prej tij.

“Nuk kam mbajtur qëndrim neutral, kam bërë të qartë se mbështes iniciatvat rajonale që janë gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese, ashtu sikurse e kam theksuar se asgjë nuk duhet të përdorur për të defaktorizuar Kosovën. Qëndrimi im ndaj Kosovës ka qenë korrekt, marrëdhënia ka qenë partneriteti, ne duhet të ndikojmë që dialogu të vazhdojë, të arrijë qëllimet dhe të bashkëpunohet që Kosova të jetë e fortë dhe e bashkuar. Sovraniteti i Kosovës për Shqipërinë është i padiskutueshëm. Nuk kam dashur t’i hedh benzinë zjarrit. Inicimi i minishengenit është i sforcuar. E shikoj si një lëvizje të paqaqrtë dhe të pafavorshme kur kemi ku t’i përqendrojmë energjitë, te integrimi në BE, askush nuk na pengon të lëvizim të lirë”, u shpreh Ilir Meta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Meta “ngrin” Gjykatën Kushtetuese/ KED i përgjigjet presidentit

LEXO EDHE:  Rama-Meta atentatin më të madh Kushtetutës!

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Pazari 35 milionë euro për karrigen e Presidentit/Meta i përgjigjet Bashës

LEXO EDHE:  Konflikt mes dyshes Meta-Basha/ Kreu i PD i përmend prangat

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE