Connect with Us

Korrupsioni në politikë/ Dasma e Veliajt si provë për SPAK

Politikë

Korrupsioni në politikë/ Dasma e Veliajt si provë për SPAK

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK tashmë ka filluar zyrtarisht punën.

Por, përtej çdo debati në lidhje me SPAK, pritshmëritë e opinionit publik, por edhe ndërkombëtarëve janë të larta.

Shqiptarët presin që SPAK së pari ta fillojë punën nga politika, të hetojë zullumet e tyre në 30 vite demokraci dhe një ndër personat e parë që duhet hetuar nga ky institucion është kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe burimi i pasurisë së tij.

Erion Veliaj është martuar në shtator të vitit 2014. Një dasëm që zgjati pothuajse një javë të tërë.

Pas ceremonisë madhështore në Kalanë e Gjirokastrës, Veliaj organizoi një tjetër ceremoni, në Pezë me rreth 900 të ftuar.

Një dasëm normale në një qytet të thjeshtë ku u zhvillua me të ftuar VIP-a dhe kostot që kishte ajo shkon disa dhjetëra milion lekë, ndoshta edhe qindra, ndërsa Lali na tha se e kishte bërë me kursimet e mamit.

Por, fakti është se Veliaj nuk bëri një, por disa dasma. Një e bëri në Pezë, një e bëri në Kala. Janë dhjetëra milion lekë, të cilave nuk iu dihet burimi, pa folur për dhuratat që kanë marrë ai dhe bashkëshortja.

Por, duket se dasmën e ka pasur problem dhe frikë Lali Eri sepse mesazhet që janë nxjerrë në komunikimin me Agon Channel në atë kohë, të cilat mund të kenë çuar edhe në humbjen e gjyqit nga shteti shqiptar, janë një provë e fuqishme.

Por, përtej asaj prove, dasma e Erion Veliajt është edhe një tjetër provë korrupsioni për SPAK-un.

Kjo sepse nuk kemi një por disa dasma, janë shumë para dhe nuk kemi në deklarimet e pasurisë dhuratat e dasmës. Dhe SPAK nuk ka pse të bëjë njoftime publike “denonconi korrupsionin”, kur në fakt korrupsionin e ka përpara syve.

LEXO EDHE:  Partia e shpellës/ Veliaj ironizon PD, publikon “simbolin e qeverisjes”  

Ka një kryetar bashkie, dikur ministër, i cili ka shpenzuar miliona për dasmën e tij dhe ka thënë se është bërë me kursimet e mamit.

Atëherë duke marrë dhe analizuar të ardhurat e mamit në vite, zbulohet kollaj sesa mund të kursente një grua, për shkollimin e fëmijeve, e të tjera. Mund të zbulohen shumë detaje shpenzimesh që një person i vetëm vështirë se mund ti përballonte dot.

Plus kësaj që nuk ka ndonjë pasuri të madhe të trashëguar, që të mund të justifikonte dasmën shumë milionëshe të Lali Erit dhe këto krahasuar me shpenzimet, pasi ekzistojnë edhe disa pamje filmike të verërave të shtrenjta që shërbeheshin në dasëm në Kala. Kostot e mëdha të asaj dasme dhe të gjitha këto të çojnë në një pyetje: Ku i gjeti paratë Erion Veliaj për një dasëm luksoze? Kush e financoi? Kjo është një provë korrupsioni që tashmë SPAK e ka në dorë.

Mjafton dasma e tij për të hetuar gjithçka. Pa i hyrë në themel luksit me të cilin jeton kryebashkiaku dhe pa i bërë një Vetting. Sepse nëse do i bëhej një Vetting viteve të tij në aktivitetin e shoqërisë civile, politike e të tjera, të ardhurat, shpenzimet dhe kostot, ose do të përfundonte në pranga si i korruptuar, ose do të diskreditohej publikisht si një hajdut i fondeve publike të shoqërisë civile.

Por, për të vërtetuar këto është SPAK-u, i cili tashmë ka në dorë të tregojë se është një institucion i pavarur. Dhe jo vetëm me Lali Erin, por edhe me simbolet e tjera të korrupsionit politik në Shqipëri dhe Lali është një nga provat./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Partia e shpellës/ Veliaj ironizon PD, publikon “simbolin e qeverisjes”  

LEXO EDHE:  Përsëritet skandali/ Një tjetër kryebashkiak në gjurmët e Veliajt

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  “Hesape të reja me numra të vjetër”/ Manjani “fshikullon” partitë politike

LEXO EDHE:  “Hesape të reja me numra të vjetër”/ Manjani “fshikullon” partitë politike

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE