Connect with Us

Kërkesë urgjente: Plotësoni SPAK/ Në radhë janë Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini

Politikë

Kërkesë urgjente: Plotësoni SPAK/ Në radhë janë Elisabeta Imeraj dhe Anton Martini

Publikuar

-

Kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përfundojë pushimet dimërore do të duhet që sërish të merret me një çështje prioritare siç është SPAK. Një kërkese e kryeprokurorit të SPAK, Arben Kraja që lidhet me strukturën e prokurorisë së posaçme pritet të mbledhë anëtarët e qeverisë së akuzës në datën 15 janar.

Prokuroria e posaçme SPAK vazhdon të jetë me tetë prokurore të emëruar dhe dy të komanduar. ndërkohë që kryeprokurori i SPAK, Arben Kraja i kërkon këshillit të Lartë të prokurorisë plotësimin e vendeve vakante duke i dërguar një shkresë

Siç thonë burime të sigurta të Top Channel, SPAK kërkon plotësimin edhe me dy vende të tjera të prokurorisë antikorrupsion, pas vakancës së krijuar nga largimi i besnik Muçit dhe Ndini Tavani, të cilët teksa ishin të listuar si prokurorë të Spak dhanë dorëheqjen nga ky pozicion, më pas ata u shkarkuan edhe nga vettingu. Çelja e garës nga ana e Klp do t’u japë sërisht mundësi prokurorëve të konkurrojnë, ndërkohë që nga lista e KLP presin ende vettingun Elizabeta Imeraj, dhe Anton Martini. Anita Jella dhe Doloreza Musabelliu janë konfirmuar në detyrë por nuk mund të emërohen pa kaluar afatet e apelimit të vettingut. Numri i pakët i prokurorëve të SPAK mban peng ndërkohë mos ngritjen e dy departamenteve atë të hetimit të korrupsionit dhe të hetimit të krimit të organizuar të cilët do të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.

Ndërkohë sipas një kontrate të firmosur me ministrinë e brendshme kanë nisur punimet në katin e tretë të godinës së SPAK aty ku do të vendoset byroja kombëtare e hetimit.

LEXO EDHE:  Përfundon raporti i vlerësimit për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP

Shumë qytetarë të pakënaqur nga drejtësia kanë dorëzuar kallëzime penale pranë SPAK, shumica e të cilëve ankohen për çështjen e pronave duke hedhur dyshime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve./Top Channel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  PD i përgjigjet ashpër KLP Arben Krajën/ Po mashtron qytetarët mbi të kaluarën si hetues politik i diktaturës

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Bujar Sheshit/ Kush është mafiozi i politikës që po trondit KLP?

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Kryemadhi ofertë Ramës/ Ejani të enjten të votojmë së bashku për…

LEXO EDHE:  Përfundon raporti i vlerësimit për kandidaturat e shoqërisë civile për KLP

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE