LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja pse është zakonisht shumë ftohtë në ditët e para të janarit

7 Janar 2020, 07:28, Blog CNA

Orbita e Tokës përreth Diellit është pothuajse rrethore. Ndryshimi midis Apelionit dhe Perihelionit (përkatësisht distancës maksimale dhe minimale të Tokës nga Dielli), është rreth 3 për qind e distancës mesatare. Për shembull, në vitin 2012 matjet në njësi astronomike nga Unioni Astronomik Ndërkombëtar, vendosën një vlerë fikse prej 149.597.870 kilometrash

Por më shpesh, distanca mes Diellit dhe Tokës merret mesatarisht rreth 150 milionë kilometra.

Më 5 janar 2020, nëorën  8:47 të mëngjesit, Toka ishte në fazën e Perihelionit, domethënë në distancën e saj minimale nga Dielli. Pra jemi më afër Diellit se sa në verë, e megjithatë është shumë ftohtë. Si shpjegohet ky paradoks?

Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh për shkak se distanca nga Toka tek Dielli nuk ka lidhje me stinët, dhe aq më pak, nuk është një faktor përcaktues. Për shkak se orbita e Tokës nuk është shumë e ndryshme nga ajo e një rrethi, distanca minimale dhe maksimale nga ylli ynë, ndryshojnë pak gjatë vitit.

Për shembull, këtë vit Toka në Perihelion është 147.1 milionë km larg nga Dielli. Dhe kur të jetë në Apelion (në distancën maksimale më 4 korrik 2020) midis nesh dhe yllit tone, do të ketë një distancë 152.1 milionë km. Por diferenca prej 5 milionë km në rreth 150 milionë mesatarisht nuk është shumë, pak a shumë 3 për qind.

Dielli lart dhe Dielli poshtë

Dallimin midis stinëve, e shkakton këndi me të cilën mbërrijnë në Tokë rrezet e Diellit. Kur dielli është i ulët në horizont, rrezet e tij na mbërrijnë shumë të anuara, ndaj ato na ngrohin

pak, sepse energjia ?përhapet? në një sipërfaqe më të madhe:është dimër.

Nga ana tjetër, kur Dielli ngjitet më lart në horizont, rrezet e tij mbërrijnë në Tokë shumë më pingul (edhe pse në Shqipëri asnjëherë plotësisht pingul) dhe ?përqendrohen? më shumë, duke e ngrohur hemisferën tonë:është verë.

Solstici dimëror 2019

Megjithatë në hemisferën jugore të planetit, stinët janë të kundërta me tona. Për të qenë më të saktë, duhet thënë se ekziston një ndryshim i vogël ?klimatik? midis dy hemisferave të Tokës: situata nuk është në tamam simetrike. Stina e verës në jug (kur në Shqipëri është dimër) mund të jetë më e ngrohtë se e jona, pasi kombinon Diellin e pozicionuar më lart në qiell, dhe distancën minimale Tokë-Diell.

Për të njëjtën arsye, dimri në hemisferën jugore mund të jetë pak më i ftohtë se sa i yni, pasi qëllon pikërisht në kohën kur Toka është më larg nga Dielli, në Apelion. Pra me fjalë të tjera, stinët e hemisferës jugore janë pak më ?ekstreme?, sesa tonat në hemisferën veriore./ Focus.it-Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga