Connect with Us

Horoskopi/ Profesioni që ju përshtatet në bazë të shenjës

Politikë

Horoskopi/ Profesioni që ju përshtatet në bazë të shenjës

Publikuar

-

Shënjat e zodiakut u veshin njerëzve karakteristika konkrete për personalitetin, natyrën dhe sjelljen e tyre. Këto tipare formojnë cilësitë karakteriale dhe në bazë të këtyre cilësive, dikush ka një aftësi të caktuar, dikush një tjetër, njëri ka një dëshirë të caktuar, tjetri ka një qëllim ndryshe.

Në bazë të dëshirave, qëllimeve apo aftësive mund të përcaktohet drejtimi që dikush merr në jetë, e kryesisht drejtimi profesional. Keni menduar ndonjëherë se cili profesion ju përshtatet? Jeni në rrugën e duhur, apo nuk ishit shumë të vetëdijshëm se çfarë donit apo çfarë mund të punonit?

Horoskopi mund ta ketë zbuluar përpara jush se cili është profesioni i duhur për ju, pra, cili profesion i përshtatet më mirë një shenje të caktuar. Formula e suksesit nuk është vetëm dëshirë dhe punë, por mesa duket është dëshirë, punë dhe datë lindjeje.

DASHI

Sipas astrologëve, ka të ngjarë të jeni një udhëheqës (lider) i natyrshëm, ashtu siç natyrshëm ju buron edhe autoriteti.

Kur të çliroheni nga punëdhënësit do të lulëzoni, pasi natyra juaj është iniciatore dhe sipërmarrëse. Ju mund të shkëlqeni në fillimin e projekteve inovative dhe më pas në delegimin e tyre tek një ekip që e keni formuar vetë.

Profesionet ideale për dashin janë ato që u japin autonomi për të treguar aftësitë udhëheqëse. Shenjat e dashit mund të konsiderojnë një karrierë si trainer fitnesi, oficer ushtarak, menaxher, biznesmen.

DEMI

Nëse demi është shenja juaj, duhet të tregoni durim dhe këmbëngulje kur të filloni një punë. Jeni një udhëheqës natyror, por lehtë mund të kaloni në role të tjera sipas nevojës. Doni t’i keni gjërat nën kontroll, por jeni gjithashtu të zellshëm dhe i menaxhoni projektet me kokëfortësi deri në përfundim të tyre.

Karriera që i përshtatet shenjes së demit është: menaxher shitjesh, bankier dhe financier, ose kontrollor cilësie. Fusha e fundit mund të krijojë një mjedis pune veçanërisht të shkëlqyeshëm për shenjën e demit pasi është një shenjë e vëmendshme dhe punëtore.

BINJAKËT

Konsiderojeni veten me fat nëse keni lindur nën këtë shenjë, sepse bota e korporatave po lulëzon me shpejtësi dhe ju keni aftësitë e duhura për të qenë pjesë e kësaj bote. Jeni i zgjuar e kreativ dhe çdo ambient pune u duket si shtëpia juaj.

Binjakët kanë nevojë për një karrierë që përputhet me personalitetin e tyre. Mund të zhvillohen në fusha si gazetaria, marketingu, komunikimi dhe mësimdhënia në nivel universitar.

GAFORRJA

Gaforreve u përshtatet një punë ku ata mund të kujdesen për të tjerët. Nëse jeni gaforre, keni zemër të madhe dhe punën doni ta lidhni me shërbimin kundrejt të tjerëve. Doni t’i bëni të tjerët të buzëqeshin dhe t’u zgjidhni hallet.

Si e tillë, karriera në kujdesin e fëmijëve, mësimdhënia, burimet njerëzore, kujdesi shëndetësor dhe avokatia mund të jenë zgjedhje të shkëlqyera. Role të tjera si punonjës social, dietolog dhe trainer fitnesi janë po ashtu të përshtatshme.

LUANI

Luanët e duan vëmendjen, por jo domosdoshmërisht në një mënyrë egoiste ose narciste. Ju pëlqeni t’u jepni të tjerëve energji duke i shtyrë ata për të nxjerrë më të mirën që mund të kenë brenda vetes. Jeni anëtar i shkëlqyeshëm i çdo ekipi dhe shpesh herë mund t’i ndihmoni të gjithë për të përformuar në maksimumin e tyre.

Për shkak të afinitetit tuaj natyror për të frymëzuar të tjerët, ju mund të bëhëni një politikan, diplomat, aktor, muzikant ose udhëheqës korporate.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat janë të fiksuar me përsosmërinë, para së gjithash. Çdo gjë që bëjnë, e bëjnë duke dhënë maksimumin e tyre. Nëse jeni Virgjëreshë, duhet të siguroheni që të mos e vështirësoni shumë veten në përpjekjen tuaj për përsosje.

Përveç kësaj, Virgjëreshat janë ndjekës të natyrshëm dhe kërkojnë më të mirën nga ata që kanë përreth. Ata kanë kujtesë të shkëlqyer dhe dinë të menaxhojnë emocionet e tyre në situata të vështira.

Për shkak të kësaj, nëse jeni një Virgjëreshë, mund të keni sukses në çdo industri, ose mund të drejtoni shumë mirë një dyqan me produkte që pëlqeni. Ju përshtatet një punë që kërkon vëmendje të madhe për detajet, mund të jeni nëpunës, llogaritar ose edhe detektiv.

PESHORE

LEXO EDHE:  Horoskopi javor 17-23 tetor

Nëse shenja juaj është pershorja, atëherë mund të bëhëni një ndërmjetës shumë i mirë. Kjo shenjë përfaqësohet nga shkalla e lartë e drejtësisë, pasi peshoret janë gjithnjë të përqendruara në ekuilibrin dhe drejtësinë. Ju dini t’i lexoni njerëzit, të kuptoni motivet e tyre dhe të gjykoni veprimet e tyre, ky është një avantazh i madh në çdo fushë të karrierës që dëshironi të ndiqni.

Disa nga fushat e karrierës që përfitojnë më së miri nga pikat e forta të peshores janë atë që lidhen me ligjin. Peshoret mund të shohin më qartë se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, gjë që është pasuri e madhe për një avokat, oficer policie ose gjykatës.

Përveç kësaj, peshoret shkëlqejnë edhe në profesione si diplomat, përkthyes, asistent ekzekutiv ose redaktor letrar.

AKREPI

Nëse kjo është shenja juaj, atëherë mund të krijoni një karrierë disi ekzotike. Ju pëlqen të hetoni botën përreth jush dhe mund të humbisni në mrekullitë e saj. Ju gjithashtu e doni sfidën dhe mund të shijoni një mjedis intensiv pune, siç nuk munden disa të tjerë.

Mbi të gjitha, akrepi duhet të besojë në atë që po bën. Pa këtë, ata nuk mund të shfrytëzojnë pasionin e fortë për të cilin njihen.

Një tipar mjaft unik i akrepit, kur bëhet fjalë për karrierën, është aftësia për të qenë të matur. Profesionet që kërkojnë fshehtësi dhe diskrecion do të funksionojnë mirë për ta. Kërkoni karrierë në nivelet më të larta të organizatave të inteligjencës dhe pozicione që ju lejojnë të trajtoni materiale konfidenciale ose sende me vlerë. Ju mund të vlerësoni sende antike, të menaxhoni një agjenci detektive, apo edhe të punoni në inteligjencën ushtarake.

SHIGJETARI

Nëse jeni shenja e shigjetarit, ju mund të përshtateni kudo. Mund të punoni si individ, si pjesë e një ekipi, ose si një lider e të komunikoni në mënyrë të shkëlqyer, duke frymëzuar të tjerët për të punuar sa më shumë.

Si i tillë, ju jeni mjaft i mirë në çdo gjë dhe mund të kënaqeni me një larmi karrierash, një bekim ky në vetvete. Ju pëlqen të mësoni nga një shumëllojshmëri njerëzish dhe situatash dhe t’i përdorni këto njohuri në fushën e punës.

Fusha e këshillimit është e shkëlqyeshme për shigjetarët, pas i lejon të punojnë me njerëz të ndryshëm. Fusha të përshtatshme janë turizmi dhe mësimdhënia.

BRICJAPI

Bricjapët janë karizmatikë dhe mund të jenë udhëheqës të shkëlqyer dhe realsitë. Nëse jeni bricjap, nuk frikësoheni ose mërziteni lehtësisht dhe mund të punoni me një larmi personalitetesh akoma edhe në kushtet më të vështira.

Bricjapët janë punëtorë seriozë dhe karriera e duhur është ajo që u lejon një ekuilibër midis punës dhe jetës. E thënë kështu, bricjapët lulëzojnë në mjediset e korporatave dhe kanë aftësi të mira administrative.

UJORI

Nëse ujori është shenja juaj, puna që ju përshtatet është ajo që ju lejon të shijoni lirinë tuaj, pa u kufizuar në orare.

Ujorët kanë ide të çmendura që shpesh herë, kur vihen në praktikë përfundojnë të jenë të suksesshme.

Kështu, ujorët mund të bëhën shkrimtarë të pavarur, grafistë ose romancierë të mëdhenj, por po ashtu edhe programues e shkencëtarë inovativë.

PESHQIT

Ata që kanë lindur nën shenjen e peshqve janë të qetë e të mbledhur, duke bërë të mundur që të punojnë edhe nën presion.

Një gjë që u sjell lumturi të madhe peshqve është profesioni që u lejon të jenë në shërbim të të tjerëve. Ata pëlqejnë të kujdesën për të tjerët, duke përfunduar të jenë shpesh here vullnetarë në organizata të ndryshme.

Punët që lidhen me kujdesin shëndetësor janë të duhurat për peshqit. Mirëpo, shenja e peshqve mund të shkëlqejë edhe në art, kështuqe një karrierë në kërcim, muzikë apo pikturë do të ishte e suksesshme për ta./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nëse keni këllqe, keni kohë deri më 9 shtator”/ Murrizi sfidon hapur aleatët e Bashës

Publikuar

-

Nga

Kreu i LDSH, Myslim Murrizi ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj aleatëve, të cilët morën 9 mandate me 25 prill, dhe prej asaj kohe nuk iu është dëgjuar zëri të dalin kundër Ramës.

Murrizi ngre një pyetje publike për ta, duke aluduar nëse kanë qenë spiunë të sigurimit të shtetit.

Deri më date 9 shtator keni kohë që të shkoni tek autoriteti i dosjeve e të merrni çertifikatën e pastertisë së figurës nëse keni këllqe, shton Murrizi.

Ai ka ironizuar dhe vizitën në SHBA të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi, e cila është ‘zhdukur’ nga politika që pas humbjes së zgjedhjeve.

“25 prill-25 korrik

Tre muaj pas” fitores” se kesaj tufe qe kur ishin ne pushtet (2005-2013) nuk pyesnin per militantet

Nje pyetje per DEMOKRATET

A i keni pare apo degjuar më gjekundi te bilbilosin “ kundra” Rames,“ aleatet” pasi ju moren me 25 prill 9 mandatet?????

Se deri me date 25 prill i shihje kudo te gjashte se bashku me xhaketa hedhur kraheve si kryetaret e koperativave ne vaktit

Bile kishin pagezuar “grupin” me emrin “ CINQUE STELA” por erdhi Idrizi dhe u bene gjashte dhe ju doli nje “yll “teper

Kam edhe nje pyetje publike per “ aletatet”

A KENI QENE JU SPIUNE TE SIGURIMIT TE SHTETIT?????

Deri me date 9 shtator keni kohe plot qe te shkoni tek autoriteti i dosjeve e te merni çertifikaten e pastertise se figures nese keni kellqe

Ps: Kam harruar “ aleaten” kryesore te Lulit por ngaqe eshte ne USA me Libanezin per tu çmallur me bashkeshorten e Z Safi Kaskas se ka rreth 40 vjet qe e ka shoqe, nuk po ja prish muhabetit, qe te kujtojne vitet kur mbanin rradhe per qumesht buze lanes ne Laprake”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Publikuar

-

Nga

Vizita sekrete e Metës dhe Kryemadhit në SHBA, ja si i ‘dekonspiron’ lobisti libanez

Pak ditë pas vizitës në Hungari, presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Kryemadhi kanë shkuar në SHBA.

Udhëtimi i tyre ka qenë thuajse ‘sekrete’ duke qenë se as kreu i shtetit dhe as kryetarja e LSI-së nuk kanë bërë ndonjë njoftim në rrjetet sociale apo publikisht lidhur me këtë vizitë.

Ata janë takuar në SHBA me lobistin libanez Safi Kaskas e bashkëshorten e tij. Kaskas i ka dhuruar çiftit presidencial një libër të shkruar prej tij ndërsa shkruan se shumë shpejt do vijë në Shqipëri me ftesë të Metës e Kryemadhit në promovimin e tij.

Lobisti i njohur sqaron edhe si është njohur me presidentin Meta e bashkëshorten e tij Kryemadhi.

I pyetur nga një person poshtë fotos së publikuar prej tij në Facebook, Kaskas rrëfen se bashkëshortja e tij dhe ajo e Metës kanë punuar prej vitesh së bashku.

Dy ditë më vonë, lobisti libanez Kaskas ka pritur në zyrë kandidatin për Presidentin e Liberisë.

Kush është Safi Kaskas

Libanezi është lobist i njohur me bazë në SHBA e Arabinë Saudite me më shumë se 40 vite përvojë në planifikimin strategjik, udhëheqjen dhe etikën e biznesit, me një theks në menaxhimin strategjik në korporatat dhe botët akademike. Ai ka udhëhequr korporata të mëdha dhe kompani tregtare dhe ka pionieruar angazhime të shumta të suksesshme këshilluese fillestare për klientët në fushat e tregtisë dhe industrisë si në Shtetet e Bashkuara dhe Arabinë Saudite.

LEXO EDHE:  Dashuria dhe puna/ Horoskopi sipas Paolo Fox

LEXO EDHE:  Doni të jeni më të suksesshëm në punë?/ Fokusohuni në gjërat e vogla

Kaskas është një bashkëthemelues i Universitetit East West në Chicago, Illinois dhe u zgjodh president i bordit të tij të drejtorëve nga 1979 në 2005. Përveç përqendrimit të tij në shkencat e menaxhimit strategjik, Kaskas ka studiuar fetë Abrahamike dhe ka ligjëruar në të gjithë SHBA për tema që lidhen me Islamin, zhvillimin e myslimanëve amerikanë dhe të ardhmen e Islamit në SHBA.

Ai ka investuar 30 vjet të jetës së tij në dialog dhe ndërtimi i urës midis ithtarëve të feve Abrahamike. Kaskas shërben si anëtar bordi i Trac5, një organizatë që punon për zgjidhjen e konflikteve të bazuara në besim dhe është i ftuar të flasë rregullisht në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare në Uashington, DC për tema të tilla si pajtimi, Kurani dhe mësimet e Jezusit.

Kohët e fundit, Kaskas ishte bashkëautor i “Kurani – me Referenca në Bibël, Një Kuptim Bashkëkohor”, një përkthim i ri, i papërfunduar kurrë më parë i Kur’anit në anglishten bashkëkohore që përmban më shumë se 3,000 referenca paralele në Bibël.(hashtag)

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rimëkëmbja e turizmit ka filluar”/ Klosi: Duhet të promovojmë bukuritë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka qënë i pranishëm në Pustec, ku mori pjesë në aktivitetin “MIK FESTIVAL”.

Në një prononcim për mediat, ministri Klosi theksoi se rimëkëmbja e turizmit ka filluar dhe se Shqipëria po përjeton një mani të madhe për tu vizituar.

Por, gjithashtu Klosi tha se ajo që duhet bërë është të promovohen edhe më tepër bukuritë shqiptare, dhe jo vetëm deti, por duhet të kemi një paketë të plotë turistike.

Është i mrekullueshëm organizimi i Mik Festival në këtë vend magjik, që në fakt është në përputhje me politikat e Ministrisë së Turizmit, që një zonë ekstremisht e mbrojtur si e gjithe zona e Prespes të afrohet më shumë për turizmin, të afrohet për më shumë aktivitete artistike dhe promovimi që i bëhet nga të tilla koncerte është një gjë e mrekullueshme.

Në kuadër të turizmit për vitin 2021, Shqipëria po perjeton një mani të madhe për tu vizituar dhe madje kemi më shumë turistë se 2019, që ka qënë viti me i arte dhe kjo falë promovimit më të madh të Shqipërisë.

Na duhet të promovojmë shumë më teper bukuritë shqiptare, na duhet të promovojmë pervec detit dhe të kemi një oferte të plotë turistike.

Kemi numër të konsiderueshem turistësh dhe vizitoresh të huaj. 15 ditët e para të korrikut kemi pasur më shumë turistë se e njëjta periudhe e 2019 dhe deri 5 herë më tepër turistë se 2020 por kjo nuk mjafton. Ne jemi në fillimet e ngritjes se industrisë së turizmit në Shqipëri, na duhet shumë më tepër cilesi ne shërbim, rimëkëmbja e turizmit ka filluar por turizmi nuk mund të jetë një ekonomi e ndarë, është një ekonomi që jep shpresë për zhvillim, është një ekonomi që prodhon më shumë të ardhura, por në rastin e postpandemisë po prodhon edhe më shumë entuziazem në jetën e Shqipërisë dhe në fakt kjo është më e mira se krijon pozitivitet në jetët tona pas periudhës së pandemisë.”-tha Klosi./CNA.al

LEXO TE PLOTE