Connect with Us

Foto/ Makinat bëhen copë në Korçë, dy persona me urgjencë drejt spitalit

Kronika

Foto/ Makinat bëhen copë në Korçë, dy persona me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Korçës.

Mesohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pazarit, ndërsa raportohet se janë përplasur dy automjete.

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona që janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEXO EDHE:  Ngjarja e rëndë në Korçë/ Babai i viktimës gjeti letër tek dera, "Ngjituni lart"

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I masakroi nënën/ Marjus Xhepa kërcënon në gjyq xhaxhain: Po u dënove do shpëtosh, nëse lirohesh ke punë me mua

Publikuar

-

Nga

I masakroi nënën/ Marjus Xhepa kërcënon në gjyq xhaxhain: Po u dënove do shpëtosh

Lirie Xhepa, nënë e katër fëmijëve, u gjet në 13 shkurt të 2019-ës e masakruar në pranë bregut të liqenit të Sharrës në Tiranë.

Për vrasjen e saj akuzohet si autor kunati Dashamir Xhepa, për të cilin sot është mbajtur edhe një seancë gjyqësore.

Djali i viktimës Marjus Xhepa u thirr si dëshmitar, por 25-vjecari kërcënoi para togave të zeza xhaxhain e tij pas vrasjes së nënës.

Marjus Xhepa është shprehur se nëse gjykata e dënon, xhaxhai i tij do shpëtojë, por nëse do të dalë nga burgu do të ketë punë me të.

“Marrëdhëniet me xhaxhain kanë qenë shumë të këqija, ai është zënë me të gjithë njerëzit e shtëpisë. Unë personalisht kisha shtatë vite që nuk flisja me të, edhe me nënën time nuk ka folur fare. Në fillim Dashamir Xhepa zihej me të gjithë. Që nga vdekja e babait tim në vitin 2006 marrëdhënia ka qenë shumë e tensionuar me të.



Ai e shqetësonte nënën time, ndërsa ka marrë edhe një urdhër mbrojtje pasi vinte në shtëpi dhe zihej me të gjithë, kërkonte para. Nëna ime ka kërkuar urdhër mbrojtje pasi shkonte e shqetësonte edhe kur unë nuk isha në shtëpi, i shkonte prapa e ruante dhe i kërkonte para. Jam zënë me atë dhe prap pasi kalonte një javë ishte i njëjti muhabet. Nënën time e çoja vetë në punë pasi ai e shqetësonte gjithë kohës. Donte lekë, nuk e di sa i kërkonte por ai ishte pa punë. Kur e ka vrarë në ditën e ngjarjes i ka marrë 500 euro në çantë, e cila sot e kësaj dite nuk është gjetur.

Atë ditë e kam dërguar në punë në mëngjes nënën time, ndërsa pashë xhaxhain tim që u fsheh pas një makine. Kam lënë nënën tek fabrika e këpucëve ku punonte dhe jam larguar për në Fier pasi kisha vëllain në bùrg atje. Jam kthyer nga Fieri në orën 21:00, nuk e gjeta nënën time aty, gjeta vetëm vëllain tim të vogël, Romeon. E pyeta dhe më tha që nëna ishte kthyer nga puna por kishte dalë dhe kishte ikur poshtë (në Kombinat). Kam pritur zgjuar deri në orën 23:00, isha shumë i lodhur, dhe më ka zënë gjumi.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ Një i plagosur, me urgjencë drejt Traumës

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën/ Një i plagosur, me urgjencë drejt Traumës

Në mëngjes erdhi policia te shtëpia, e cila më ka zgjuar. Ata kishin gjetur nënën time të vdekur. Trupin e pajetë e kishin parë fillimisht njerëzit e zonës në një distancë 300-400 metër nga banesa, të cilët kanë thirrur policinë. Isha te vendi i ngjarjes, ndërsa policia më ka thirrur për të identifikuar trupin. Dashamir Xhepa më ka thënë para shtatë viteve që do më vriste nënën, por unë i thoja që të merrej me mua. Pas ngjarjes Dashamirin nuk e kam parë fare, ishte zhdukur, nuk ishte në ceremoninë e varrimit. Jam parë për herë të fundit me të në gjykatë. Ai po u dënua me burg shpëton, unë e dua jashtë atë. Dashamir Xhepa më ka vrarë nënën. Unë nuk e di a ka patur njeri tjetër kur ka ndodhur vrasja dhe nëse e ka parë dikush atë. Ju më kuptoni, unë po dridhem i tëri (i tensionuar). Atë që ka bërë ai (xhaxhai) e bën një legen. Legen pasi nuk u mor me mua, por u mor me një femër. Përveç konfliktit të lekëve nuk ka patur shkaqe të tjera për ta vrarë nënën time, nuk është e vërtet që ka patur çështje simpatie apo lidhje sentimentale”, ka deklaruar i riu.

Ndërkohë, senaca u shoqërua me tensione, pasi xhaxhi ai tij ka mohuar deklaratat e Marjusit dhe e ka akuzuar se nuk po tregonte të vërtetën.

Ndërkohë, vendimi për Dashamir Xhepën pritet të jepet në seancën gjyqësore të radhës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi fqinjen e moshuar në Gjirokastër/ Policia arreston autorin

Publikuar

-

Nga

Dhunoi fqinjen e moshuar në Gjirokastër/ Policia arreston autorin

Arrestohet 66 vjeçari që ka dhunuar 75 vjeçaren Pina Qato, disa ditë më parë në Gjirokastër.

E moshuar është dhunuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes të 18 shtator në fshatin Palokastër. Pasi u sulmua, ajo u shtrua në spitalin “Omer Nishani” pasi ka marrë dëmtime dhe fraktura në trup e fytyrë.



E moshuara ka thënë se është në hasmëri pasi para 3 vitesh i kanë vrarë burrin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia në aksion/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia në aksion/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u konstatua duke hedhur në tokë 13 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 59 vjeç, sepse dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksi me licencë të falsifikuar.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit M. Xh., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi në rrugën “Xhoxh Ë Bush”, në afërsi të ushtarit të panjohur, i ka vjedhur celularin shtetases M. S., ndërsa më datë 09.09.2020, i ka vjedhur portofolin shtetases L. G.

LEXO EDHE:  Aksidentohet rëndë motoristi/ Dërgohet me urgjencë në spital

LEXO EDHE:  Peleshi thirrje fermerëve në Korçë/ Nisni aplikimet për të përfituar nga fondet e BE-së

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. K., 55 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
-G. I., 45 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l.
Më datë 23.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. M., 22 vjeç, sepse në orën 00:40, pas Muzeut Kombëtar, së bashku me dy persona të tjerë , pas një konflikti të çastit, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Dibër, të cilit i kanë marrë edhe telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE