Connect with Us

Falimenton “Fly Ernest”

Lajme

Falimenton “Fly Ernest”

Publikuar

-

Kompanisë së udhëtimeve “Fly Ernest” duket se i erdhi fundi, pas mashtrimeve të shumta, prej muajsh, me qytetarët.

Gjatë 72 orëve të fundit, kjo kompani ka lënë në mëshirë të fatit udhëtarët që kanë prerë biletat.

Mirëpo TV Klan raporton se kjo kompani, e cila udhëton në tre destinacionet Pizza, Bergamo dhe Bolonja, ka falimentuar dhe sporteli i saj është mbyllur.

Sipas tyre, fluturimet për Bolonjën dhe Pizzën janë anulluar tërësisht, pasi janë shtyrë për disa herë radhazi. Pavarësisht se biletat e udhëtimit kanë kushtuar shumë, askush nuk i thotë qytetarëve se çfarë do të ndodhë dhe nëse do t’i kompensohen biletat.

Ndërkohë, Autoriteti i Aviacionit Civil i pezulloi licensën e udhëtimit më 29 dhjetor të vitit 2019 kësaj kompanie, e cila ka akumuluar gjoba dhe tarifa të shumta drejt autoriteteve italiane. “Fly Ernest” i ishin lënë në fuqi udhëtimet deri në datën 13 janar, por duket se nuk do të niset më në fluturim.

LEXO EDHE:  Arkëtari lë në kumar 715 mijë euro të kompanisë më të madhe në Kosovë, ja si e pëson

“Fly Ernest” nisi fluturimet në vitin 2016 dhe personi i lidhur me këtë firmë rezulton të jetë Ilir Xhelo, pronar i ish-kompanisë ajrore Belle Air, e cila falimentoi në vitin 2013-ën./ CNA.al

Mashtrimi i “Fly Ernest”/  Qytetarët gdhijnë netët në aeroporte

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Ndahet nga jeta “Daja” i Cirkut, Kosta Papanikolla

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta "Daja" i Cirkut, Kosta Papanikolla

Është ndarë nga jeta një nga pionierët e Cirkut shqiptar, Kosta Papanikolla, i njohur me pseudonimin “Daja”.

Ai  i takon brezit të themeluesve të Cirkut në Shqipëri, ku hodhi themelet e këtij arti duke bërë për vete publikun shqiptar përmes shfaqjeve të shumta.

Papanikolla është shquar për nivel të lartë interpretimi të numrave akrobatikë, në zhanre të ndryshme të cirkut.



Me përvojën e tij ai dha një kontribut të madh  si mësues në Studion e parë të fëmijëve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980 duke  përgatitur një brez të rinj të talentuar në këtë lloj arti.

LEXO EDHE:  Siguria e aeroportit/ Rama sulmon kompaninë dhe kritikët e Policisë

LEXO EDHE:  Kokaina/ Prokuroria sekuestron dokumentet e kompanisë së Arbër Çekajt

Madje në shfaqjen e parë “Shpërthime rinore” ai ishte udhëheqës artistik. Është dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension ai ishte pjesëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Pandemia, pesëfishohen importet e maskave të pëlhurës në janar-korrik/ Arrijnë mbi 4 milionë euro

Publikuar

-

Nga

Maska është bërë sot një mjet i domosdoshëm që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohej që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarket të mos të të linin të hyje pa të.

Sot, shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshëm, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon mos të hysh në supermarketet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati.

Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacion të “Monitor” se gjatë periudhës janar-korrik, importet e maskave të pëlhurës jo mjekësore arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishuar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët, importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfillshme.

Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacion eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktivitetit për prodhimin e maskave, duke shfrytëzuar kërkesën e lartë nga partnerët europianë.



LEXO EDHE:  Përdoruesit e iPhone përballen me probleme/ Kamera çahet pa u përplasur

Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshëm e fitimprurës, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësia e punës për ta qepur një maske pëlhure jo mjekësore është minimale.

LEXO EDHE:  Skandali me kompaninë “Lufra”/ Ja si fshihet data e skadencës

Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistrojë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrjes si H1N1 dhe COVID-19 do të nxisin kërkesën për maska ​​për fytyrën midis punonjësve të vijës së parë të shëndetit, por edhe në popullatën e përgjithshme./Monitor

LEXO TE PLOTE

Lajme

Kthimi i pushuesve nga plazhi/ Policia bën “kërdinë” me gjoba dhe heqje patentash

Publikuar

-

Nga

Prej orës 16:00 ka filluar kthimi nga zonat bregdetare, në drejtim të Tiranës dhe Morinës, i pushuesve që lëvizin në fundjavë dhe deri në këto momente nuk ka patur asnjë problematikë në asnjë aks rrugor.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e shërbimeve me uniformë në rrugë, por edhe të shërbimeve civile në patrullim, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë apo e parakalimeve të gabuara.

Në të gjitha akset rrugore nacionale janë duke monitoruar shpejtësinë 6 radarë. Deri në këto momente në akset Lezhë-Thumanë, Vlorë-Fier, Durrës-Tiranë dhe Lezhë-Morinë, janë evidentuar 34 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative, në të gjitha akset rrugore nacionale, 154 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme në rrugë duke u bërë shkak për aksident rrugor.

Njëkohësisht, shërbimet e Policisë Rrugore në të gjitha akset rrugore, kanë konstatuar lëvizje të çrregullta në rrugë apo manovra të rrezikshme dhe kanë ndaluar 31 drejtues mjetesh dhe motomjetesh.



Pas alkooltesteve ka rezultuar se 24 prej tyre drejtonin mjetet nën ndikimin e alkoolit, me masa alkooli që varionin nga 0.22 mg/l deri në 0.39 mg/l, 6 drejtues kanë rezultuar në kufijtë e lejueshëm deri në 0.19 mg/l, ndërsa një 30-vjeçar në Durrës është arrestuar nga Policia Rrugore, pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur në masën 1.26 mg/l dhe në testin e dytë 1.30 mg/l.

LEXO EDHE:  Arkëtari lë në kumar 715 mijë euro të kompanisë më të madhe në Kosovë, ja si e pëson

LEXO EDHE:  Skandali me kompaninë “Lufra”/ Ja si fshihet data e skadencës

Po gjatë pasdites e deri në këto momente janë vendosur 99 masa për përdorim të celularit, 78 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit dhe 16 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Durrësit, një drejtuesi mjeti i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe me 26 masa administrative të pashlyera.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, sinjalistikën orientuese dhe kufizuese, të mos kryejnë parakalime të gabuara duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, të zgjedhin dhe përdorin rrugë alternative në rast fluksi dhe të telefonojnë në 112 apo të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital, për ata drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, duke u kthyer në rrezik për aksidente rrugore./CNA.al

LEXO TE PLOTE