Connect with Us

“Drejtësia në nivele tiranie”/ Alibeaj: Të shpëtohet reforma nga manipulimet

Politikë

“Drejtësia në nivele tiranie”/ Alibeaj: Të shpëtohet reforma nga manipulimet

Publikuar

-

deputeti i partise demokratike enkelejd alibeaj

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur në studion e Ora News për reformën në drejtësi, duke theksuar se meqenëse kjo reformë është ende në hapa e parë, nuk duhet të goditet por njëkohësisht duhet të shpëtohet nga rreziku i manipulimeve.

“Janë bërë dy atentate mafioze në fillim të vitit. Duhet ta shpëtojmë reformën në drejtësi nga rreziku i manipulimeve. Nuk dua të nxitohem që me një shembull të japim rezultate pasi duhet t’i japim një shans institucioneve të reja. Gjykata ka kthyer mbrapsht një vendim të SPAK-ut”, u shpreh Alibeaj

Sipas Alibeajt, Drejtësia në Shqipëri ka arritur në nivele “tirane”, ndaj përpjekjet për shpëtimin e Reformës në Drejtësi duhet të jetë maksimale. Sipas ish deputetit të PD-së, situata e rënduar në Drejtësi po ndikon jo vetëm të korruptuarit, por edhe gjyqtarët dhe prokurorët e aftë, duke i mbytur këta të fundit.

“Drejtësia ka arritur në nivelet me tirane, duhet të bëjmë çmos për ta shpëtuar reformën në drejtësi. Për aq sa kam njohur, janë në një psikozë dhune, përveç atyre që janë vërtetë gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, asfiksohen edhe ata të aftët, prandaj përmes vettingut kalojnë të gjithë, është një leksion se të paktën në hapat e parë të mos goditet”, tha ndër të tjera Alibeaj.

LEXO EDHE:  Gjyqtarët pas Vettingut do hetohen nga SPAK/ I shpëton dorëheqja

Ish deputeti i PD është edhe bashkëjetuesi i antares të Gjykatës Kushtetuese dekretuar nga presidenti Ilir Meta, Marsida Xhaferllari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  U vendos “çipi” amerikan: Ja çfarë fituam në 21 korrik!/Nga Spartak Ngjela

LEXO EDHE:  Takim Meta-Lu në Kuvend/ Diskutohen 7 ligjet për drejtësinë

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Nuk përmbahet avokat Ngjela/ “Drejtësia, më e korruptuara në historinë botërore”

LEXO EDHE:  Nis numërimi mbrapsht për zyrtarët e korruptuar/ Ja si SHBA do pastrojë politikën e gjyqësorin

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE