Connect with Us

Deklarata e Trump/ “Soleimani po planifikonte një sulm të madh”

Bota

Deklarata e Trump/ “Soleimani po planifikonte një sulm të madh”

Publikuar

-

Presidenti Donald Trump tha, të martën, se Kasem Soleimani ishte duke planifikuar një sulm të madh, por nuk dha hollësi.

“Ai po udhëtonte me kreun e Hezbollahut dhe vrasja e tij bëri që të shpëtoheshin një numër i madh jetësh njerëzore”, tha Presidenti në komentet për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Kryeministrit të Greqisë, Qiriakos Micotaqis.

Ai shtoi se SHBA po e ndiqnin Soleimanin prej një kohe të gjatë dhe se brenda Iranit shumë njerëz u gëzuan për vrasjen e tij pasi i trembeshin atij. Presidenti Trump e quajti Kasem Soleimanin “një monstër” që kishte vrarë shumë njerëz.

Nga ana e tij, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper pohoi të martën se është më se e drejtë të thuash se sulmi që Soleimani ishte duke planifikuar duhej të ekzekutohej brenda pak ditësh dhe jo javësh.

Shtetet e Bashkuara, tha ai në Pentagon, duhet të presin që Irani të hakmerret për vrasjen e Soleimanit.

“Unë mendoj se duhet të presim që ata të hakmerren në disa mënyra dhe forma, – tha ai – duke shtuar se një hakmarrje e tillë mund të bëhet përmes grupeve të mbështetura nga Teherani, jashtë Iranit ose nga vetë dora e tyre”.

LEXO EDHE:  BE merr frymë lirisht/ U shmang lufta tregtare me SHBA

“Ne jemi të përgatitur për çdo rrethanë. Dhe atëherë ne do të kundërpërgjigjemi në mënyrë të përshtatshme ndaj çdo veprimi të tyre”.

Ndërkaq, Presidenti Trump tha se do t’i bindej ligjit ndërkombëtar për të mos vënë objektet kulturore iraniane në shënjestër të sulmeve ushtarake, duke tërhequr një kërcënimi që ai bëri ndaj Iranit pak ditë më parë.

Duke folur për trupat ushtarake amerikane në Irak, Presidenti Trump tha se nëse SHBA largohen nga Iraku, kjo do t’i linte Iranit një prani të madhe atje.

Në një kohë të caktuar, trupat amerikane do të duhet të largohen nga Iraku, por kjo kohë nuk është tani, tha ai. Irakut do t’i duhet ta garantojë vetë sigurinë e tij, shtoi presidenti amerikan./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Video-Shikoni çfarë bën Donald Trump për të dalë i pari!

LEXO EDHE:  HISTORIA / SHBA, lindja e një kombi, përtej mitit

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Video-Shikoni çfarë bën Donald Trump për të dalë i pari!

LEXO EDHE:  Reagime në SHBA pas sulmit të Iranit/ Pelosi: Bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Vendimi i Rusisë kundër SHBA-së/ Më shumë taksa për amerikanët

LEXO EDHE:  Bushati takoi njeriun e Soros në SHBA/ Basha e ndjek nga pas

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE