Connect with Us

Berlini politik mes dy palëve në krizën e Iranit

Bota

Berlini politik mes dy palëve në krizën e Iranit

Publikuar

-

Tensionet mes Iranit dhe SHBA rrezikojnë të shkallëzohen. Europa dhe Gjermania kanë shumë pak në dorë për t’i dalë ballë kësaj krize.

“Çtensionim” është fjala magjike këto ditë në Berlinin politik. Edhe në deklaratën e përbashkët të kancelares Merkel, presidentit MAcron dhe kryeministrit, Boris Johnson të dielën kërkohet çtensionimi i situatës. Apelohet ndaj “të gjithë aktorëve”, “të ushtrojnë vetëpërmbajtje të madhe dhe të tregojnë përgjegjësi”. Po, por si të arrihet ky çtensionim?

Përgjigjja e Europës: Përmes bisedimeve. Europianët, theksoi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas të hënën në radion gjermane, DLF, kanë “tek dyja palët kanale të hapura bisedimesh dhe funksionuese që po përdoren këtë moment. Ne do të japim ndihmesën tonë që të mos ketë në Irak një luftë me prokurë të vendeve të tjera.”

SHBA kritikojnë mungesën e mbështetjes

Bisedimet zhvillohen me SHBA, që me vrasjen e gjeneralit iranian, Khasem Soleimani në Bagdad, kryeqytetin irakian të enjten e kaluar e ashpërsoi fort krizën. Ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo u shpreh i zhgënjyer për mungesën e mbështetjes nga europianët. SHBA e argumentuan vrasjen me drone të Soleimanit me sulmet konkrete të planifikuara nga gjenerali iranian. Prova për këtë pretendim nuk janë dhënë, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë të hënën. “Ne e kemi parë arsyetimin e SHBA. Nga mungojnë informacionet për t’i kuptuar këto arsyetime”, tha Rainer Breul i pyetur në një konferencë shtypi të qeverisë.

Europa ka filluar diplomacinë e ecejakeve me shpërndarje rolesh: Macron mban kontakt me presidentin e Iranit, Hasan Rohani; Boris Johnson me presidentin amerikan, Donald Trump. Angela Merkel takohet në fundjavë me presidentin rus, Vladimir Putin për të biseduar për krizën e Gjirit. Edhe Rusia, ashtu si Kina është nënshkruese e marrëveshjes atomike me Iranin në vitin 2015.

Deutschland Bundesaußenminister Heiko Maas (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)

Ushtarë gjermanë në Irak

Qeveria gjermane zhvillon bisedime edhe me Bagdadin. Të dielën, (05.01) parlamenti irakian, i zemëruar për sulmin me drone në territorin e tij, kërkoi fundin e stacionimit të të gjithë trupave të huaja që marrin pjesë në luftën kundër të ashtuquajturit “Shteti Islamik”, IS. Në Irak janë edhe 120 ushtarë gjermanë, kryesisht për trajnim. Sipas zëdhënësit Rainer Breul tani po bisedohet, “se si mendon të veprojë qeveria me këtë vendim të parlamentit dhe si e dëshiron marrëdhënien e mëtejshme me partnerët.”

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ishte shprehur më parë, se kundër vullnetit të Irakut askush nuk do një angazhim ushtarak. Maas i vlerësoi kërcënimet për sanksione të amerikanëve si  “jo ndihmuese”. Aktualisht ushtarët gjermanë për shkak të gjendjes së sigurisë qëndrojnë në kazermat ushtarake. Heiko Maas parashikon shpejt bisedime edhe homologun iranian, Javad Sarif.

LEXO EDHE:  Basha, në çadër apo në zgjedhje

Ndërmjetësues të pafuqishëm

Megjithatë e hapur mbetet pyetja: Çfarë ka për t’iu ofruar partnerëve në bisedime Berlini dhe Europa veç apeleve dhe këshillave? Ka më shumë se një vit e gjysmë që europianët përpiqen pa sukses të ndërmjetësojnë mes Teheranit dhe Uashingtonit. ata angazhohen për shpëtimin e marrëveshjes atomike me Iranin, të cilën Trump e hodhi poshtë njëanshëm në maj 2018.

Iran Trauerzeremonie für getöteten General Soleimani in Teheran (picture-alliance/AP Photo/E. Noroozi)
Ceremonia mortore për Soleimanin e vrarë

Përpjekjet e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe për t’i ofruar avantazhe ekonomike Iranit, të premtuara në marrëveshjen atomike, nuk kanë qenë të suksesshme deri më tani. Shumica e firmave europiane për shkak të presionit amerikan janë larguar nga Irani. INSTEX, shoqëria e krijuar qëllimisht për këtë nga Berlini, Parisi dhe Londra për t’i mënjanuar sanksionet nuk po bën përpara.

Për shkak se Teherani nuk shikon më avantazhe nga kjo marrëveshje, nga maji i vitit 2019, ai po tërhiqet hap pas hapi prej saj. Të dielën Irani bëri të ditur shfuqizimin e një pike në marrëveshje, kufizimet për centrifugat e pasurimit të uranit. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme gjermane, Rainer Breul kjo “është një shkelje tjetër e rëndë e marrëveshjes”.

Europa – “tigër prej letre”

Europa nuk mund të bëjë shumë në konfliktin e Gjirit, konstaton ish-ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel në një opinion për gazetën gjermane, “Tagesspiegel”. Shumë shpesh Bashkimi Europian në dy vitet e fundit ka treguar, “se është një tigër prej letre, kur puna bëhet serioze.” Ish-ministri i Jashtëm është i mendimit, se për ta ndryshuar këtë situatë të tensionuar, Europa duhet të jetë e guximshme dhe të marrë parasysh rreziqet. “Në rast nevoje të rrezikojë edhe një konflikt më të madh politik me presidentin e tanishëm të SHBA.” Për ta penguar Teheranin të vazhdojë ngjitjen në spiralen e tensioneve, Gabriel ka një ofertë: Kredi dyshifrore miliardëshe të Bankës Qendrore Europiane dhe bankave kombëtare europiane për kthimin e Iranit në marrëveshjen atomike dhe në rastin më të keq reagim “të kufizuar” për atentatin kundër Soleimanit. Sipas Sigmar Gabriel me këtë ofertë, Europa do të kthente besueshmërinë në Teheran dhe nuk do të ishte më një tigër në letër./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Publikuar

-

Nga

Fauci shpreh shqetësim për vaksinën e Rusisë

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot fitoren në garën globale për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, madje duke dhënë si argument bindës,  se vajza e tij ishte vaksinuar. Autoritetet ruse e kanë aprovuar dhe do të fillojnë prodhimin masiv.

Megjithatë, shumë ekspertë kanë shprehur rezerva në lidhje me vaksinën a ditëve të fundit. Ajo ende nuk ka kaluar provat e fazës-3, të cilat konsiderohen thelbësore për të garantuar sigurinë e një vaksine, shkruan Business Insider.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive në SHBA, është ndër ata që kanë shprehur shqetësime në lidhje me procesin e shpejtë të ndërmarrë nga vendet, përfshirë Rusinë dhe Kinën, në garën për të prodhuar një trajtim.

LEXO EDHE:  Dëbimi i dy diplomatëve/ Reagon Irani: Shqipëria duhet të kthehet në rrugën e duhur



Kriza e koronavirusit ka krijuar një garë secili nga kombet do të jetë i pari që zhvillon një vaksinë, duke fituar ndikim dhe prestigj gjeopolitik, si dhe mijëra jetë njerëzish.

LEXO EDHE:  Parashikimi i errët në kohë COVID-i/ Sa pritet të ulen të ardhurat për frymë të çdo shqiptari  

Kohët e fundit Rusia është akuzuar nga SHBA, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar për përpjekje për të hakuar qendrat e tyre të kërkimit shkencor koronavirus.

Njoftimi i Rusisë po trajtohet me kujdes, pasi instituti që zhvilloi trajtimin ka lëshuar informacion të kufizuar mbi vaksinën. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Publikuar

-

Nga

Shifra alarmante në Kosovë/ 13 viktima në 24 orë, konfirmohen 171 raste pozitive

Vijon të mbetet alarmante situata në Kosovë sipasojë e Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona nga koronavirusi, ndërsa janë regjistruar edhe 171 raste të reja.

Numri i personave që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 354.



LEXO EDHE:  Shqipëria e kërcënuar nga sulme kibernetike nga Irani

Sipas IKSHPK-së, po ashtu janë shëruar edhe 190 persona.

LEXO EDHE:  Si Gjermania e nënvlerësoi rrezikun e Coronës

“Numri total i rasteve pozitive është 10.590 raste nga 41.615 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 354 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Shpërthejnë protestat në Bjellorusi/ Opozita nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve

Bjellorusia thotë se udhëheqësi Aleksandër Lukashenko ka siguruar një fitore dërrmuese në garën presidenciale. Ai pritej të ndeshej me sfidën më të fortë zgjedhore që kur erdhi në pushtet në mes të viteve 1990. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes njofton se opozita ka deklaruar se nuk i njeh rezultatet duke ngritur akuza për manipulim votash. Si rezultat përkrahësit e opozitës kanë dalë në protesta që janë shoqëruar edhe me përleshje mes aktivistëve dhe forcave të rendit.

Pas numërimit të fletëvotimeve nga të gjitha zonat zgjedhore, Presidenti Lukashenko ka marrë afro 80% të votave.

Me këtë fitore ai vazhdon pas 26 vjetësh të qëndrojnë në pushtet për një mandat të ri. Ai paralajmëroi ata që mund të tentojnë të kundërshtojnë rezultatet.

“Zbatoni ligjin dhe ashtu do të zhduken të gjitha shqetësimet për shtypje,” tha ai.

Por protestuesit që u mblodhën të dielën në mbrëmje në Minsk dhe qytete të tjera, duke u përleshur me trupa të ministrisë së brendshme, nuk i shohin zgjedhjet si legjitime.

Demonstruesit thonë se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të drejta. Ashtu mendon edhe Perëndimi.

Pasi kundërshtarë të rëndësishëm nuk u lejuan të marrin pjesë, gratë e kandidatëve u futën në garë. Ndër ta u dallua Svetlana Tikhanovskaya, e cila hyri në garë pasi i shoqi, një bloger i njohur politik, u arrestua.

LEXO EDHE:  Basha, në çadër apo në zgjedhje

LEXO EDHE:  BE mund të mësojë në krizën e Coronas nga Robert Schumani

Megjithëse dhjetëra mijëra mbështetës të saj kanë dalë në protesta në mbarë vendin, në rezultate ajo ka dalë me më pak se 10% të votës.



“Nuk jemi dakord me këto rezultate. Kemi informata krejt të tjera,” thotë kandidatja.

Kandidatët që nuk u lejuan të konkurrojnë thonë se ka prova që gara u manipulua. Tani ata janë bashkuar në opozitë kundër zotit Lukashenko.

“Nuk duam të dalim në rrugë, të hidhemi në protesta. Por nuk na ka lënë zgjidhje tjetër,” thotë kandidati i paregjistruar presidencial, Valery Tsepkalo.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që bota përleshet me koronavirusin, të cilin udhëheqësi bjellorus e ka cilësuar si histeri masive.

Me shtimin e numrit të të infektuarve, shoqëria civile u hodh në veprim për të pajisur spitalet dhe mjekët.

Aktivistët thonë se kjo iniciativë e shoqërisë civile po transformon edhe politikën bjelloruse:

“Bjellorusët nuk janë më të njëjtët që ishin para COVID-it. Kjo shihet në aktivizmin në shoqërinë civile, por edhe në marrëdhëniet mes njerëzve të thjeshtë. Po shohim ndryshime, duke filluar me mendësinë e njerëzve,” thotë aktivisti Andrej Stryzhak.

Zoti Lukashenko ka ndeshur edhe më parë sfida dhe ia ka dalë. Por kundërshtarët e tij thonë se këtë herë po shohim lindjen e një Bjellorusie të re./ VOA

LEXO TE PLOTE