LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha tersi i Karaibeve/ Pas pushimeve, bie tërmet

7 Janar 2020, 17:45, Satire Politike CNA
Basha tersi i Karaibeve/ Pas pushimeve, bie tërmet

Një seri tërmetesh janë regjistruar gjatë ditës së djeshme dhe asaj të sotmes në ishullin e Karaibeve, ku më i fuqishmi ishte me magnitudë 6.4 ballë.

Ky ishte tërmeti më i fuqishëm në 102 vite e fundit që ka goditur ishullin ekzotik, ndërsa si pasojë ka mbetur viktimë një person.

Guvernatori i Porto Rikos, Wanda Vazquez ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe konfirmoi se të paktën 346 qytetarë kanë mbetur pa shtëpi.

Tërmeti i paparë që prej më shumë se një shekulli ka rënë menjëherë pasi u largua kryetari i opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili, pas vitit të ri, u raportua nga media, se pushimet i kaloi në Karaibe dhe është kthyer vetëm dy ditë më parë.

Ka qenë një fat i madh për Shqipërinë dhe për kombin shqiptar që Lulzim Basha kishte ikur në Karaibe dhe që tërmeti u mbyll në dy ditë, pasi mediat ndërkombëtare raportojnë se tërmetet e fuqishme janë të rralla në Porto Riko./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga