LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arta Marku e zhvendosi në Durrës/ Si ndryshoi pasuria e oficeres që u bë prokurore

7 Janar 2020, 11:18, Vetingu CNA
Arta Marku e zhvendosi në Durrës/ Si ndryshoi pasuria e oficeres

Prokurorët dhe gjyqtarët e rretheve, 2020-ta i ka gjetur nën ?ethet? e Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka listuar edhe prokurorët , të cilët ish kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku, i komandoi si të përkohshëm.

Një prej të komanduarve të Markut, ka qenë edhe prokurorja Edina Kurti, e cila nga Kavaja u komandua përkohësisht në Prokurorinë e Durrësit.

Pozicionin e përkohshëm të prokurores Kurti e ?shkriu? Këshilli i Lartë i Prokurorisë në shtator të vitit 2019, kur vendosi që ta rikthejë atë në Kavajë. Tashmë pritet që Kurti të përballet me Komisionin e Vettingut.

Në deklaratën e pasurisë, ajo thotë se disponon patundshmëri një banesë private 3 katëshe me vlerë 5 milion  lekë, në kohën që punonte si oficere e Policisë Gjyqësore.

Në vitin 2005 ajo ka deklaruar një apartament banimi me sipërfaqja 66m2 në Durrës, me vlerë 26.000 euro në bashkëpronësi me bashkëshortin. Ajo thotë se apartamenti është blerë me kursime ndër vite kryesisht nga puna e bashkëshortit në emigracion (vitet 1993-2003), nga puna e tij në Shqipëri dhe puna e saj, duke shtuar këtu edhe shuma prej 25.000 euro, të cilën e thotë se ka pasur në shtëpi.

Në vitin 2010, bashkëshorti i saj ka blerë një makinë tip Opel Zafira, me vlerë 8.000 euro, shkruan CNA.al.

Në vitin 2014 ajo e ka shtuar pasurinë, pas lidhjes së një kontrate sipërmarrjeje, për një apartament banimi me sipërfaqe 127m2 në Durrës dhe që kushton. Ndër të tjera prokurorja Kurti ka deklaruar dhe një kredi si e pastrehë, ndërkohë që burimet e të ardhurave i ka nga paga e saj dhe e bashkëshortit.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurorja, Edina Kurti.

Viti 2003

Banesë private 3 (tre) katëshe me vlerë 5 milion  lekë.

Të ardhura nga paga mujore, në shumën 76.000 lekë, realizuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor

Të ardhura nga pensioni vjetor i nënës, shuma 7 900 lekë.

Të ardhura nga pensioni vjetor i babait, shuma 8 300 lekë.

Viti 2004

Të ardhura nga paga  si prokurore në shumën 506.077 lekë,

Të ardhura nga shpërblimi shuma 46.543 lekë.

Të ardhura nga pensioni vjetor i nënës, shuma 98.400 lekë.

Të ardhura nga pensioni vjetor i babait, shuma 144.000.

Viti 2012 (Deklarata fillestare)

Apartament banimi sipërfaqja 66m2, Durrës, blerë në vitin 2005 për shumën 26.000 euro. Ky apartament është në pronësi me bashkëshortin, pjesa takuese ½ e tij.

Kursime ndër vite kryesisht nga puna e bashkëshortit në emigracion (vitet 1993-2003), puna e tij në Shqipëri dhe puna ime. Shuma prej 25.000 euro, të cilën e disponojnë në shtëpi.

Makinë tip Opel Zafira, e blerë në tetor 2010 nga bashkëshorti Isli Kurti në total shuma 8.000 euro, kjo shumë përfshin edhe doganën.

Të ardhura nga paga neto si o.p.gj. pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës nga dt.01.01.2012 shuma prej 262,413 lekë.

Të paga nga bashkëshorti si punonjës pranë ?J&B? , paga neto nga dt.01.01.2012-04.06.2012, shuma prej 100.000 lekë.

Detyrime financiare nga një kredi bankare me bashkëshortin Isli Kurti, për shumën 1.200.000 lekë. Data e filllimit  06.08.2010 deri në dt 06.08.2015. Shuma totale (principal+interes) 2.172.900 lekë. Kësti mujor 36.215 lekë. Pa shlyer kanë mbetur 1.421.385 lekë.

Është pajisur me Master Card, për shumën 500 euro.

Viti 2012 (Deklarata vjetore)

Të ardhura nga paga neto si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë nga muaji Qershor 2012 deri në dhjetor 2012, shuma prej 550.105.9 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?J&B? , paga neto nga muaji qershor 2012 deri në dhjetor 2012 shuma prej 123.060 lekë.

Detyrime financiare për kredinë bankare në emër të Isli Kurti, tek (nuk kuptohet) Bank, janë shlyer Qershor-Dhjetor, 2012 shuma prej 217.290, kësti mujor 36.215 lekë. Mbetur 1.158.880 lekë. Data e fillimit 06.08.2010 deri në dt. 06.08.2015. Nr. kontrate (nuk kuptohet) shuma totale (principal+interes) 2.172.900 lekë.

Hapur llogari bankare nga bashkëshortit me  dt.17.12.2012, shuma 5.000 euro, si garanci për një operacion të vjehrrit, kryer në Itali në Janar 2013 kur edhe është tërhequr kjo shumë nga banka. Kjo shumë disponohej në shtëpi nga kursimet ndër vite sikurse është deklaruar edhe në deklaratën e mëparshme të para fillimit të detyrës.

Viti 2013

Të ardhura nga paga neto si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë nga muaji Janar 2013 derri në dhjetor 2013, shuma prej 797.871 lekë. (Nga muaji Korrik-Dhjetor 2013 paguar nga sigurimet shoqërore për arsye të leje-lindjes)

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?J&B?, paga neto nga muaji Janar 2013 deri në shtator 2013, shuma prej 166.220 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?Distribrands? sh.p.k. paga neto nga muaji tetor 2013 deri në dhjetor 2013, shuma prej 94.560 lekë.

Detyrime financiare për kredinë bankare në emër të Isli Kurti, janë shlyer Janar-Dhjetor, 2013 shuma prej 434.580, kësti mujor 36.215 lekë. Mbetur 535.152 lekë. Data e fillimit 06.08.2010 deri në dt. 06.08.2015. Nr. kontrate (nuk kuptohet) shuma totale (principal+interes) 2.172.900 lekë.

Llogari rrjedhëse e bashkëshortit, shuma 8.000 euro.

Viti 2014

Kontratë sipërmarrjeje, prenotim apartamenti banimi, dt.05.12.2014. Sipërfaqe e përgjithshme 127m2, Durrës. Vlera 9?784?982,8 lekë.

Të ardhura nga paga neto si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë nga muaji Janar 2014 derri në dhjetor 2014, shuma prej 872.847 lekë. (Nga muaji Korrik-Shkurt 2014 paguar nga sigurimet shoqërore për arsye të leje-lindjes).

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?Distribrands? sh.p.k. adresa Rr. e Kavajës, Nd.124, H.3, Tiranë, paga neto nga muaji Janar 2014 deri në Dhjetor 2014, shuma prej 410.565 lekë.

Detyrime financiare për kredinë bankare në emër të Isli Kurti, tek (nuk kuptohet) Bank, janë shlyer Janar-Dhjetor, 2014 shuma prej 434.580, kësti mujor 36.215 lekë. Mbetur 253.505 lekë. Data e fillimit 06.08.2010 deri në dt. 06.08.2015. Nr. kontrate (nuk kuptohet) shuma totale (principal+interes) 2.172.900 lekë.

Me kontratën dt.19.12.2014, është marrë kredi bankare, për shumën 2.486.400 lekë. Kjo kredi është përcaktuar Enti Kombëtar, me anë të statusit të pastrehut. Kësti mujor 13,813.33 lekë. Dt. e fillimit 30.12.2014 deri në dt. 28.12.2019.

Viti 2015

Të ardhura nga paga neto si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë nga muaji Janar 2015 deri në Dhjetor 2015, shuma prej 1.032.465 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?Merja-Outlet? paga neto nga muaji Shkurt 2015 deri në Dhjetor 2015, shuma prej 452.220 lekë. (Ka filluar punë në dt. 22 Janar 2015). Pagesa mujore neto është 418.00 lekë.

Detyrime financiare për kredinë bankare në emër të Isli Kurti, tek (nuk kuptohet) Bank, janë shlyer Janar-Korrik, 2015 shuma prej 253.505 lekë, kësti mujor 36.215 lekë. Data e fillimit 06.08.2010 deri në dt. 06.08.2015.

Detyrime financiare për kredinë bankare, janë shlyer Janar-Dhjetor 2015 shuma 165,756 lekë. Kësti mujor 13,813.33 lekë. Dt. e fillimit 30.12.2014 deri në dt.28.12.2029. Për shumën 2.486.400 lekë.  Ka mbetur pa shlyer shuma 2.320.644 lekë.

Viti 2016

Paga si prokurore në Kavajë, në shumën 1 075 758 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?Merja-Outlet?, në shumën 501 600 lekë.

Detyrime financiare për kredinë bankare, janë shlyer 165 813 82 lekë.

Viti 2017

Bashkëshorti ka shitur automjeti Opel, me vlerë 8 000 euro.

Paga si prokurore në Kavajë, në shumën 1 058 049 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?Merja-Outlet?, në shumën 558 126 lekë.

Detyrime financiare për kredinë bankare, janë shlyer 179 349 76 lekë.

Viti 2018

Gjendja e llogarisë në emër të bashkëshortit në shumën 12 510 15 euro.

Gjendja e llogarisë në emër të bashkëshortit në shumën 369 283 11 lekë.

Paga si prokurore në Kavajë, në shumën 1 105 302 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si punonjës pranë ?Airstar?, në shumën 494 681.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit si agjent tregtar në kompaninë ?Uni-Klima?, në shumën 237 500 lekë.

Shpërblimi i bashkëshortit si administrator nga kompania ?Merja-Outlet?, në shumën 6 736 euro.

Detyrime financiare për kredinë bankare, janë shlyer 168 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga