Connect with Us

Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital

Kronika

Aksident i rëndë/ Makina përplas këmbësorin, dërgohet në spital

Publikuar

-

Një tjetër aksident është shënuar në orët e fundit,  këtë herë në rrugën Elbasan –Cërrik.

Nga informacionet paraprake, raportohet se një makinë ka përplasur një këmbësor, 50 vjeç,  në afërsi të fshatit Gostimë.

Personit i është dhënë ndihma e parë duke e çuar drejt spitalit të Elbasanit, ndërsa është shoqëruar nga policia për në komisariat shoferi i mjetit.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën në Vlorë/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Dhunoi fqinjen e moshuar në Gjirokastër/ Policia arreston autorin

Publikuar

-

Nga

Dhunoi fqinjen e moshuar në Gjirokastër/ Policia arreston autorin

Arrestohet 66 vjeçari që ka dhunuar 75 vjeçaren Pina Qato, disa ditë më parë në Gjirokastër.

E moshuar është dhunuar gjatë orëve të vona të mbrëmjes të 18 shtator në fshatin Palokastër. Pasi u sulmua, ajo u shtrua në spitalin “Omer Nishani” pasi ka marrë dëmtime dhe fraktura në trup e fytyrë.



E moshuara ka thënë se është në hasmëri pasi para 3 vitesh i kanë vrarë burrin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia në aksion/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Policia në aksion/ Arrestohen 6 persona në Tiranë

Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, nga shërbimet e Komisariatit Nr. 2 u konstatua duke hedhur në tokë 13 doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. S., 59 vjeç, sepse dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksi me licencë të falsifikuar.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 30 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale ‘‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.



Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin e shtetasit M. Xh., 43 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ‘’Vjedhja’’, pasi në rrugën “Xhoxh Ë Bush”, në afërsi të ushtarit të panjohur, i ka vjedhur celularin shtetases M. S., ndërsa më datë 09.09.2020, i ka vjedhur portofolin shtetases L. G.

LEXO EDHE:  Makina përplas biçikletën në Vlorë/ Në gjendje të rëndë drejtuesi

LEXO EDHE:  Fier/ Aksident, nje i vdekur nje i plagosur

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. K., 55 vjeç, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të bërë testin e alkoolit.
-G. I., 45 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l.
Më datë 23.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K. M., 22 vjeç, sepse në orën 00:40, pas Muzeut Kombëtar, së bashku me dy persona të tjerë , pas një konflikti të çastit, kanë goditur me sende të forta, shtetasin E. M., 29 vjeç, banues në Dibër, të cilit i kanë marrë edhe telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Prodhonte dhe shiste droge/ Arrestohet pas 6 vitesh 37 vjeçari nga Lazarati

Publikuar

-

Nga

Prodhonte dhe shiste droge/ Arrestohet 37 vjeçari  nga Lazarati pas 6 vitesh

Policia ka arrestuar një person i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotive”.

Sipas informacioneve policia ka vënë në pranga 37 vjeçarin me iniciale K. S., banues në Lazarat, Gjirokastër.

Ky person ishte i shpallur në kërkim pasi, në datën 6 janar të vitit 2014, në Këlcyrë, ka qenë duke drejtuar një automjet dhe pasi ka parë Policinë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.



Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila e ka dënuar K. S., me 6 vite burg.

LEXO EDHE:  Ndalimi i qarkullimit të makinave/ Çfarë duhet të bëjnë qytetarët për të mos paguar taksat

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/Makina përplas për vdekje këmbësorin

 

LEXO TE PLOTE